Page 19 - Demo
P. 19
Periudha e fashizmit dhe e Luftës së Dytë Botërore Periudha nga viti 1925 deri në vitin 1956 ndahet në dy faza nga Lufta e Dytë Botërore (1939-1945). Faza e parë njihet si “periudha e fashizmit” dhe e Krizës së Madhe. Faza e dytë është periudha e “rindërtimit” pas shkatërrimeve që solli Lufta e Dytë Botërore. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, intelektualët në përgjithësi dhe shkrimtarët në veçanti e ndjenë për detyrë që të mbanin një qëndrim të hapur në lidhje me katastrofën që nazifashizmi i solli botës (fashizmi ose nazizmi në Itali, 1922; Portugali, 1925; Gjermani, 1933; Japoni, 1938; Spanjë 1939). Megjithatë një grup artistësh, të mbyllur në kullën e fildishtë të kulturës, vazhduan krijimtarinë letrare artistike. Romancierët u pozicionuan në dy pole të kundërta: nga njëra anë, letërsia e angazhuar me natyrë politike dhe, nga ana tjetër, letërsia e kultura e pavarur nga politika. Të dyja prirjet vazhduan edhe pas luftës, me ndryshimin që grupi i dytë zgjodhi rrugën e angazhimit ku një rol të madh luajti Zh. P. Sartri me esenë Çfarë është letërsia (1947). Relativizmi shkencor, filozofik e artistik u rimor nga “filozofia e krizës”, nga ekzistencializmidhe artet më të avancuara. Sartri lidhte mes tyre marksizmin dhe ekzistencializmin, e konceptonte angazhimin si bast ekzistencial, bënte thirrje që të tregohej kujdes nga rreziku i populizmit dhe tregonte rrugën e autonomisë nga partitë e majta. EkzistencializmiEkzistencializmi është rrymë filozofike dhe letrare heterogjene, fillimi i së cilës zakonisht shihet viti 1930. Baza e tij është rivlerësimi i vlerës specifike të ekzistencës njerëzore individuale, të bërë nga S. Kierkegardi, në polemikë me “pendimin objektiv” të Hegelit. Ekzistencializmi gjeti klimën e favorshme për t’u përhapur në vitet e krizës së thellë që Evropa kaloi mes dy luftërave dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Njëra nga temat kryesore të ekzistencializmit është tema e vdekjes dhe e vetëdijes së caqeve të njeriut. Ekzistencializmi analizon gjendjen e njeriut që ndihet në mënyrë dramatike si qenie e braktisur, “e flakur”, në botë si dhe marrëdhënien e njeriut me konceptimin e Zotit ose me mungesën e kësaj marrëdhënieje. Filozofi gjerman K. Jaspers, filozofi francez G. Marsel dhe të tjerë përfaqësues të ekzistencializmit “fetar” e zgjidhin problemin e jetës nëpërmjet një përvoje fetare të përtëritur. Filozofi gjerman H. Hajdeger dhe filozofët francezë M. Merlo Ponti, Zhan Pol Sartri, përfaqësues të ekzistencializmit “ateist” e kërkojnë përgjigjen ndaj absurdit të jetës në impenjimin e individit në jetën shoqërore dhe politike. Mendimi ekzistencialist, për lidhjen e ngushtë që ka me aspektet e shumëfishta të së përditshmes, për reflektimin konstant për jetën dhe për raportet me të tjerët dhe me sendet, pati zhvillime të frytshme edhe në letërsi. Sartri shkroi drama dhe romane të shumta që përshkruajnë njeriun Proza dhe teatri në letërsinë botërore të shekullit XXLETËRSIA BOTËRORE E SHEKULLIT XXNjeriu është vetëm, dhe jo vetëm ashtu si konceptohet, por edhe ashtu siç dëshiron ai vetë të jetë, ashtu siç e koncepton ai veten pas ekzistencës, siç dëshiron të jetë pas hopit drejt ekzistencës: njeriu nuk është gjë tjetër veçse ai që është bërë... njeriu ka një dinjitet... njeriu është i përgjegjshëm për atë çka ai është. Prandaj prirja kryesore e ekzistencializmit është që ta vërë njeriun në zotërim të asaj çka ai është dhe t’ia lërë atij përgjegjësinë e plotë për ekzistencën e tij. ...ai është përgjegjës për të tërë njerëzit.Zh. P. SartriKonventri, Britani e Madhe, 1940Fotografia paraqet rrënojat e katedrales mbas bombardimit në 14 Nëntor, 1940.17

