Page 190 - Demo
P. 190


                                    s’kishte ditur më tepër se ai për gjumin dhe ëndrrat. Ndërsa nëpunësi i lartë pohon se Pallati i Ëndrrave ishte një ndërmarrje kaq madhështore, para së cilës gjithë orakujt e Delfit apo kastat e profetëve e magëve të dikurshëm dukeshin të vegjël e qesharakë. Në të vërtetë, duke e parë nga brenda këtë ngrehinë të përbindshme, që bazohet te shpëlarja e trurit dhe te dhuna, Mark-Alemi njeh dobësinë dhe pafuqinë e vet përballë artit të shuarjes së lirisë dhe identitetit njerëzor, art që ushtrohet nga ana e makinerisë së pushtetit perandorak.Simbolika. Hetimi i ëndrrës, hetim i pavetëdijes Kalimi në zona të pavetëdijes, në objekte abstrakte, të parrokshme si ëndrrat, zbulon në këtë roman simbolika, kuptime, nuanca dhe funksione kuptimore shumë të veçanta. Ëndrra është një simbol universal që na vjen që nga fëmijëria e njerëzimit dhe që studiohet specifikisht sot përmes shkencës së psikanalizës. Mendimet janë fryt i vetëdijes dhe i mendimit të lirë, ëndrrat janë fryt i thellësive të fshehta të pavetëdijes që dalin gjatë gjumit pa pengesa. Prandaj, të hetosh një ëndërr dhe të ndëshkosh ëndërrparësin se e ka parë atë ëndërr, do të thotë të duash të kontrollosh pavetëdijen, do të thotë të përligjësh përmes këtij kontrolli dhunën dhe krimin, çka shënon shkallën më të lartë të represionit në shoqëritë njerëzore. Marrja dhe dhënia me ëndrrën, dëshira e marrë për zotërim të pavetëdijes (pra, të së pamundurës), shënon në krah tjetër dhe pamundësinë absolute për ta tjetërsuar atë. Shumëkohësia e tiraniveRomani ndërlidh të paktën dy kohë, kohën e rrëfimit dhe atë të imagjinuarën. Teksa vërejmë rrugën që Mark-Alemi bën nga shtëpia e tij për në Tabir Saraj, përmes objekteve të ndërfutura urbanistike në përshkrim: sheshit, Bankës Qendrore, një ngrehine tjetër katërkatëshe që kushedi e ç’ministrie ishte, Kullës së Sahatit, Xhamisë me minare, Shëtitores që të çon te Pallati i Ëndrrave, ne mund të shohim vetë qendrën e Tiranës. Ndërsa portat e rënda prej druri, më tepër të mbyllura se të hapura, mesoret e gjata pa ndriçim natyror të Pallatit të Ëndrrave me dyer pa numër, janë të dhëna arkitekturore të marra nga ndërtesa e frikshme dhe famëkeqe e ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe nga ndërtesa hijerëndëe ish-Komitetit Qendror. Gjithashtu, në këto godina ka ekzistuar përnjimend dhe një bufe si ajo që përshkruhet në Tabir Saraj. Pra, në këtë mënyrë, ndërtesa e Pallatit të Ëndrrave shkrin trajtat arkitekturore të ish-Komitetit Qendror dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por ajo u ngjan jo më pak atyre për nga mënyra dhe qëllimi i funksionimit. Ne kemi parasysh përmbi të gjitha një institucion shtetëror që mbikëqyr, studion, përpilon dhe ushtron dhunën shtetërore. Dramat e largëta në kohë kanë një thelb të përafërt.Ndërkohë që rrëfehet për botën osmane, ndërfuten disa fjalë-terma dhe shprehje tipike të fushës së politikës, administratës, ushtrisë, jetës sociale, të cilat kanë hyrë në leksik shumë kohë më vonë nga koha e rrëfyer. Ndërfutja e këtyre termave, shprehjeve apo sloganeve të bashkëkohësisë në ligjërimin mbi Perandorinë Osmane, ndërton analogjinë, d.m.th. shëmbëlltyrën, ngjashmërinë me botën komuniste, të cilën e kemi kaq pranë në kohë.Fjala dosje (që nuk i takon botës së Perandorisë Osmane, por që mori kuptimin e hetimit dhe ndëshkimit në komunizëm) dhe fjala shtet përdoren shumë shpesh në tekst, ndërkohë që ngjan se flitet për perandorinë. Disa mendësi, psikoza komuniste, disa fjalë, shprehje e slogane, disa mekanizma të funksionimit të shtetit diktatorial komunist, si: shestimi për vrasjen e rapsodëve dhe eliminimi i Kurt Qyprilliut, frika prej denoncimit, ankthi i individit dhe ankthi kolektiv, 188
                                
   184   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194