Page 191 - Demo
P. 191


                                    krijojnë një realitet tjetër: realitetin totalitar. Në një plan tjetër, ato kanë të bëjnë me të gjitha karakteret e situatat qenësore e të përhershme që gjithnjë përsëriten në jetën e njeriut a të kolektivitetit.Ne shohim se ajo që duket dhe përshkruhet si Perandoria Osmane është në fakt një shtet totalitar.Stambolli përshkruhet dhe përmendet si kryeqendër e perandorisë, por emri i tij nuk zihet në gojë. Kjo bëhet me qëllim që karateristikat e tij si kryeqytet komplotist të na kujtojnë dhe kryeqendra të tjera të perandorive diktatoriale. Kështu, nëpërmjet shkrirjes së kohërave, krijohet universalizimi.Prandaj, përtej dy tiranive, asaj osmane të paraqitur në tekst, dhe asaj komuniste, të nënkuptuar prej lexuesit, janë paraqitur elementet më qenësore apo më vatrore të diktaturave në krejt historinë e njerëzimit.Tiparet esenciale ose më të qëndrueshme të diktaturave janë pjesë e kujtimeve të gjithhershme të përvojës së ekzistencës njerëzore, të rishfaqura në epoka të ndryshme. Prandaj kur lexojmë “Pallatin e Ëndrrave” të Kadaresë, në një lexim më të gjerë e më të thellë, ne përjetojmë shekujt e jetuar gjatë sistemeve të ndryshme diktatoriale që dhunuan dhe tjetërsuan shpirtrat njerëzore. Si rrjedhojë e kësaj, ne flasim për shumëkohësi në veprën “Pallati i Ëndrrave”.Diktatura, në një formë apo në një tjetër, vazhdon të ekzistojë në botë, pavarësisht se format e kontrollit të mendjes njerëzore janë sofistikuar dhe strukturat sociale dhe politike nuk kanë nevojë të përdorin dhunën. Ky është edhe koncepti i vetë shkrimtarit Ismail Kadare për diktaturat.Mekanizma të funksionimit të shtetit diktatorial. Marrëdhënia mes familjeve në pushtetNë marrëdhënien e përjetshme për pushtet, njëri pol është tirani-prijës, i paskrupull, i pamëshirshëm, melankolik, me një vullnet të pangopshëm, i cili komandon me autoritet të palëkundshëm për të paraqitur unin e vet të padiskutueshëm para pasuesve të vet. Poli tjetër përfaqësohet nga viktima e flijuar, i cili duhet të vritet për t’i forcuar të tjerët. Formimi, talenti apo karakteri i djaloshit Mark-Alemi është i zakonshëm. Është e qartë se ai bën një karrierë të pamerituar, por familja e tij (e Vezirit të madh) ka ambicien ta integrojë në strukturat shtetërore në mënyrë që të fuqizojë veten prej fuqisë së pushtetit. Kjo është familja me origjinë shqiptare e Qyprillinjve, me të cilën sulltani ndan pushtetin.Si të shoqëruara me jehonë iu ndërmendën disa nga radhët e “Chronique”-s: I pari i familjes sonë, pra themeluesi i saj, ishtë Met Qyprilliu nga Roshniku i Beratit, në Shqipërinë Qendrore, lindur më 1575. E pranoi postin e kryeministrit me kusht që sulltani të mos i kundërshtonte dekretet e tij. Djali i madh i tij ishte Fazil Mehmet Pashai. U bë kryeministër si i ati. Sulmoi Kretën dhe rivendosi sundimin osman. Priu fushatën kundër Hungarisë. Bëri luftën kundër Polonisë ku fitoi gjysmën e Ukrainës.Dhe, siç thuhet, të ndash pushtetin me dikë nuk do të thotë të ndash grada e sixhade. Të ndash pushtetin me dikë, në radhë të parë do të thotë të ndash krimet. Kjo familje është e rëndësishme dhe e frikshme për sulltanin. E rëndësishme pasi kontribuon në shtrirjen e pushtetit, e frikshme për shkak të fuqisë së saj. Për këtë sulltani i jep ofiqe dhe njëkohësisht e godet familjen e Qyprillinjve.Nuk është hera e parë që Ismail Kadareja është përpjekur të depërtojë në të fshehtat e trurit të tiranit. Në shumë krijime të Kadaresë zbulohet figura e tiranit të pushtuar nga ankthet se mos i rrëmbejnë pushtetin. Se ai është “i mbërthyeri” i vërtetë dhe mekanizmat që përdor s’e çlirojnë dot prej frikës për shkatërrim. Çdo tiran mbart tmerrin e një rënieje të mundshme e të shpejtë, si pasojë e krimeve mbi të cilat ka ndërtuar despotizmin. 189
                                
   185   186   187   188   189   190   191   192   193   194   195