Page 192 - Demo
P. 192
Atmosfera e krimit dhe e ankthit shtetëror, si dhe përmendja disa herë e fjalës kryeministërnë vend të kryevezir e afron botën osmane me botën tonë. Vrasja ngjethëse e ishkryeministrit shqiptar, natën e 17 dhjetorit 1981, rrëzimi i krejt familjes, varrimi gjysmë i fshehtë, përbëjnë ngjarjen në të cilën Kadareja pa “krimin e fundit të pallatit klasik të botës komuniste.Edhe te “Pallati i Ëndrrave” flitet se ka ndodhur një ndërrim i tillë goditjesh, një ndeshje e tmerrshme, por e shurdhër, në thellësitë, në themelet e shtetit. Kjo përplasje e lemerishme, prej së cilës është ndier vetëm lëkundja e jashtme, siç ndodh me një tërmet, qendra e të cilit është shumë shumë e thellë, është zhvilluar midis dy grupesh kundërshtare apo forcash drejtpeshuese, brenda shtetit, sovranit dhe kryevezirit, apo midis numrit një dhe numrit dy të shtetit. Në momentin që Mark-Alemi përzgjedh bashëndrrën, e cila fatalisht është parë prej fisit të tij, goditja lëshohet e pamëshirshme mbi Qyprillinjtë duke eliminuar Kurtin, ungjin e MarkAlemit, i cili ishte një individ me profil shumë të veçantë e të dallueshëm dhe me mendime që binin në kundërshtim me bindjen e përgjithshme. Gjendja psikologjike e Mark-Alemit rëndohet, kalimi i tij sfilitës nga seleksionimi tek interpretimi dhe arkivi (sektorë të Pallatit të Ëndrrave) i ngjan një kalimi nëpër rrathët e ferrit. Kur i vjen dhe goditja e familjes, ai pëson tronditjen tjetër: mëson ngritjen e tij të beftë në karrierë: së shpejti do të zgjidhet drejtor i Pallatit dhe do të mbajë në duar natën e botës. Në trandje e sipër përjeton vegimin e varrit të vet. Që Mark-Alemi të emërohej kreu i Pallatit të Ëndrrave ishin dashur kryet e Kurt Qyprilliut, të ungjit. Stërgjyshi i Mark-Alemit, Gjoni, i cili shekuj më parë bashkë me një urë ndërtonte dhe mbiemrin e vet (Ura-Urajt - ndërruar më pas në Qyprillinjtë që t’i shmangeshin njohjes prej urës) dukej se ndillte rrezikun që gjithë pinjollët të ndiqeshin prej fatalitetit. Që ura të qëndronte, në themelet e saj kishte kërkuar një pre. Që të qëndronin Qyprillinjtë (të cilët mund fare mirë të quheshin Urajt), shteti perandorak mori gjakun e Kurtit. Duket sikur gjaku i flisë së parë në këmbët e urës në romanin “Ura me tri harqe” ka spërkatur fatin e Qyprillinjve pas kushedi se sa brezash te “Pallati i Ëndrrave”.Madhështia shtetërore, tmerr dhe ferr. Alegoria e mbretërisë së skëterrësMadhështia shtetërore, sipas shkrimtarit, është pjesë e pandarë e atij sistemi që i siguronte supershtetit një sundim absolut mbi njerëzit që mbante nën zgjedhë. Pushteti absolut, tirania, despotizmi, lartësimi tej mase i doktrinës, hyjnizimi i krerëve të shtetit, janë linjat kryesore të funksionimit të çdo shteti diktatorial. Ne do të kemi ndjesinë e ngecjes në ferr në çdo përmasë të romanit “Pallati i Ëndrrave”, që nga arkitektura e Tabir Sarajit e deri te rikthimi i skëterrës mbi tokë në formën e vet më të sofistikuar: pushtimin dhe përçudnimin e jetës shpirtërore. Kur Mark-Alemi, gjithë drojë dhe ankth endet para dyerve të “Pallatit të Ëndrrave” për të punuar aty, vërejmë se sipërfundi jashtëzakonisht i lartë i një mesoreje të godinës e bënte atë të dukej si fundgrope. Që këtu nuk mund të mos bashkëshoqërojmë në mendje imazhin e një ferri. Ndërtesa disakatëshe, në një pjesë të mirë të saj është konceptuar në formë rrethore.Ndonëse ferri i Kadaresë ka ndërtim horizontal, rrathët e padukshëm të hierarkisë administrative dhe psikologjike, si dhe rrathët e vuajtjes së shpirtit njerëzor janë vertikalë.Dhe, ndërsa e rilexojmë “Pallatin e Ëndrrave” (ne e dimë tashmë përvojën e Mark-Alemit), pyetja e përfytyruar prej nesh si lexues që në faqet e para: “O ju që hyni në këtë shërbesë, a e dini fatin tuaj?”- na sjell ndërmend thënien te portat e Ferrit të Dantes: “O ju që hyni mbrendë, keni mbarue!”.190

