Page 193 - Demo
P. 193
Studim tekstiTendosja dhe ankthi, humnerimi i shpirtrave njerëzorë janë pjesë e botës së përshkruar te “Pallati i Ëndrrave”, na tregon Kadareja, e po kështu mbikëqyrja e ndëshkimi, tmerri dhe llahtaria. Ky është projektimi tërësor i një skëterre, i një mbretërie të vdekjes. Në strukturat e romanit të tij, në këtë plan të dytë spikat skëterra me të gjitha elementet e saj: terri, squllosja e trishtë e gjithçkaje, ngrirja e kohërave, ecja e tyre mbrapsht, mbetja në vend – të gjitha këto elemente të ferrit të grekërve. Godina e llahtarshme e terrorizon dhe mpin individin, e vë atë në një konflikt që degjeneron në depersonalizim pikërisht në atë fushë ku nuk depërton askush, në misterin e ëndrrave. Sektorët nëpër të cilët kalonin ëndrrat: kopisteria, grumbullimi, seleksionimi, zbritja në arkiv përbëjnë në pamje të parë përshkallëzime administrative, por që e përafrojnë strukturën institucionale me strukturën e ferrit dantesk. Kapitull pas kapitulli, autori nuk lë pa portretizuar, si në rrathët e ferrit të Dantes, përbindëshat infernalë që bëjnë roje në ngrehinën gjakatare. Ata janë njerëz në pushtet e jashtë tij, ideatorë e ekzekutorë. Mbajtësit e arkëmortëve u ngjajnë karontëve vozitës.Sistemi i ndëshkimit është një organizëm i gjallë që vepron jo vetëm gjatë hetimit, por gjithmonë e pa ndërprerje, ditë e natë, si skëterra dikur. Frika, ankthi, tmerri dhe pagjumësia i vishet një shoqërie të tërë. Trysnia rëndon pafundësisht.Kështu trajtat e ferrit grek dhe atij dantesk janë shkrirë për të dhënë një lloj ferri kadarean, alegori e skëterrës mbi tokë.1. Kur e botoi për herë të parë romanin “Pallati i Ëndrrave” autori? Ndërtoni kontekstin historik, politik, kulturor dhe social të viteve ’80.2. Shpjegoni kuptimin e titullit. Ç’mjet stilistik përftohet?3. Tregoni me pak fjalë fabulën e romanit.4. Ku zhvillohen ngjarjet dhe kur? Cili sistem dhe vend aludohet përmes alegorisë?5. Identifikoni detaje, të cilat ndërtojnë analogjitë mes vendit ku zhvillohen ngjarjet dhe Tiranës.6. Që Mark-Alemi të emërohej kreu i Pallatit të Ëndrrave u desh të sakrifikohej Kurt Qyprilliu, xhaxhai i tij. Fati i Qyprillinjve duket sikur është përcaktuar breza më parë. Ç’tregon ky fakt?7. Përse sulltani i jep ofiqe dhe njëkohësisht e godet familjen e Qyprillinjve?8. Çfarë përfaqësojnë sektorët nëpër të cilët kalonin ëndrrat?9. Flisni për hetimin dhe më pas ekzekutimin e ëndërrparësit? Si funksiononte sistemi i ndëshkimit?10. Zbuloni dy kohët që ndërlidhen në roman:__________________________________________ __________________________________________11. Si krijohet universalizimi në vepër? 12. Në ç’raport jepet:individi me vetveten;individi me shtetin;e vetëdishmja me të pavetëdijshmen.13. Cilën kryevepër evropiane u sjell ndërmend “Pallati i Ëndrrave”?14. Shpjegoni nëpërmjet diagramit të Venit, pikëtakimet dhe dallimet mes romanit të Kadaresë dhe “Ferrit” të Dantes.Detyrë 1. Cilat janë linjat kryesore të funksionimit të çdo shteti diktatorial? Si funksionon ky shtet? 191

