Page 194 - Demo
P. 194
Dy tri herë Mark-Alemi u zgjua i llahtarisur nga frika se po vonohej. Dora e tij bëhej gati të flakte mbulesën, kur atë çast trurin e mjegulluar e përshkonte mendimi se atë ditë nuk do të shkonte në punë. Ishte hera e parë, qysh pas hyrjes në Pallatin e Ëndrrave që i kishin dhënë një ditë pushim. Kokën e ndiente të rëndë plumb. Askush s’do ta besonte se në ditën e tij të parë të pushimit do të ngrihej nga gjumi më i lodhur se në mëngjes. S’ishin zgjuar ende vjedhësit e bankave, falltarët, fenerndezësit dhe laviret me seksin e lodhur. Qyshse punonte në Tabir Saraj, shikonte ëndrra rrallë, thuase ato s’guxonin t’i vinin atij, që i dinte me rrënjë e me themel të fshehtat e tyre dhe që mund t’u thoshte: shkoni të gënjeni ndonjë tjetër, jo mua. Koha ishte vërtet pa diell. Ngriti kryet si për të kërkuar së paku gjurmët e tij në atë qiell mjeran, zbrazëtia e të cilit iu duk vërtet e padurueshme. Kishte kohë pa e parë qiellin mbi qytet në atë orë të ditës, ndaj iu duk çuditërisht i varfër, me ca re të rëndomta dhe zogj të rrallë, plot mërzi. Qyshse kishte hyrë në Tabir, e kishte bërë udhën e mëngjesit, zakonisht në kohë të keqe dhe tepër herët, me kokë të turbulluar nga pagjumësia dhe qe kthyer gati më të ngrysur, pothuajse pa vënë re asgjë. Kështu që sot po e shihte qytetin si njeriu që kthehet pas një mërgimi të gjatë. Sytë e tij vështronin gati me habi më të majtë e më të djathtë. Tani jo vetëm qielli, po gjithçka tjetër, muret e ndërtesave, pullazet, karrocat dhe drurët e parqeve, i dukeshin të zbërdhylët1 dhe pa shije. “Ç’është kështu,” - tha ai me vete. Bota e tërë i dukej e çngjyrosur si pas një lëngate. Mark-Alemi ndiente një si akullsirë në gjoks, ndërsa këmbët po e çonin drejt qendrës së qytetit. Trotuaret nga të dyja anët e Botë e çngjyrosurKy fragment, si dhe dy fragmentet në vijim, janë shkëputur nga kapitulli \të Mark-Alemit. Sipas studiueses Viola Isufaj, atij, ëndrra, joshëse dhe mashtruese, i ka zëvendësuar punët e ditës, gjërat e zakonshme, humorin, argëtimin, jetën vetë. Ai dhe të tjerët pluskojnë në një oqean të stërmadh hipnotik. Ata mbikëqyrin dhe janë të mbikëqyrur. E adhurojnë pushtetin dhe janë të tmerruar nga ai.Pas ditësh të tëra pune të pandërprerë, Mark-Alemi nis ta shohë botën rreth tij në një dritë krejtësisht të re. Të njëjtat objekte ndihen ndryshe.Ndryshimi këtu, midis perceptimit real dhe elementeve të tij subtilë të ëndrrës, është në fakt ndryshimi midis përvojës origjinale dhe përvojës që është e “shenjtëruar” nga nderimi, frika dhe marramendja, çka është bërë tashmë themeli i jetës së tij shpirtërore.FRAGMENT1 i zbërdhulët - që i ka dalë pak boja, që është bërë si i bardhemë, që i ka humbur ngjyra (nga dielli a nga të larët); që ka ngjyrë të bardhë në të përhimë, që vjen si në të bardhë, i bardhemë. 192

