Page 195 - Demo
P. 195
udhës ishin plot njerëz, por lëvizjet e tyre ishin të ngrira, me një përpikëri të keqe, dhe po aq të varfra në kërkëllitjen e tyre dukeshin karrocat dhe një kasnec2 i mjerë te Sheshi i Islamit, që dukej sikur po shpallte mërzinë e botës. Ç’kishin pësuar kështu jeta, njerëzit, gjithçka. Atje... (MarkAlemi buzëqeshi përbrenda vetes si me një të fshehtë të shenjtë) atje... në dosjet e tij, gjithçka ishte ndyshe, aq e bukur dhe plot ndezulli3. Ngjyrat e reve, pemët, bora, urat, tymtarët, zogjtë, çdo gjë ishte më e kërthneztë4 dhe më e gjallë. Dhe lëvizjet e sendeve të njerëzve ishin më të lirshme, të rrëshqitshme e harmonioze, si vrapimi i drerëve nëpër mjegull, të papenguara në çdo hap nga ligjet e kohës dhe të hapësirës. Sa e mbërthyer në pranga, koprrace dhe tmerrësisht e mërzitshme dukej kjo botë në krahasim me atë tjetrën, nëpunës i së cilës ai ishte. Kishte dëgjuar për nëpunës të vjetër të Pallatit të Ëndrrave që ndaheshin për së gjalli nga jeta dhe që, kur ndonjëherë shfaqeshin rastësisht në shoqëri, dukeshin si të përhënur5. 2 kasnec - lajmëtar, lajmës.3 ndezulli - zjarrmi, ethe, dëshirë e madhe.4 i kërthndezur - i shëndetshëm, i gjallëruar, i këndellur me njomësi e freski.5 i përhënur - që e ndërron mendjen orë e çast e nuk di as vetë se ç’dëshiron e se ç’kërkon; që nuk e përmban dot veten.S T U D I M T E K S T I Të kuptojmë dhe interpretojmë tekstin1. Shpjegoni kuptimin e titullit të fragmentit. Ç’mjet stilistik përftohet?Kuptimi - ____________________________________________________________________________________________________________Mjeti stilistik - ______________________________________________________________________________________________________2. Në cilën vetë është rrëfimi? Cili është pozicioni i rrëfimtarit?________________________________________ ; ____________________________________________________________________________3. Në krye të fragmentit vërejmë mënyrën se si personazhi kryesor, Mark-Alemi, zgjohet në ditën e vetme të pushimit.Plotësoni tabelën e mëposhtme sipas kërkesave. Si zgjohet ai (i qetë / i llahtarisur)? Si duhej të zgjohej? Përse mendoni se ndodh kështu?193

