Page 196 - Demo
P. 196


                                    4. Përse autori thekson se Mark-Alemi po e shihte qytetin si njeriu që po kthehet pas një mërgimi të gjatë? Cili është shkaku që gjithçka i duket pa shije?5. Përse atij i kanë dhënë një ditë pushimi kaq vonë? 6. Çfarë kërkon të thotë Mark-Alemi me faktin se bën gjumë pa ëndrra? Gjeni në tekst detaje për të mbështetur përgjigjen tuaj.7. Përqendrohuni tek ecja e Mark-Alemit nëpër qytet, rruga që përshkon ai nga shtëpia deri te kafeneja.Fjalët që përshkruajnë qiellin, natyrën, rrugët, motin.Figurat letrare me të cilat realizohet përshkrimi.qielli natyra rrugët moti 8. Identifikoni në tekst detaje që realizojnë kundërvënien midis botës së ëndrrave dhe botës reale. Ku e ka burimin dhe ku mund të të çojë kjo kundërvënie midis dy botëve?Bota reale Bota e ëndrrave 9. “Ç’kishin pësuar kështu jeta, njerëzit, gjithçka?” buzëqeshi përbrenda vetes Mark-Alemi. Në të vërtetë, çfarë ka ndodhur? Përse Mark-Alemi në këtë çast nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh me njerëzit përreth tij?10. Shpjegoni kuptimin e shprehjes: “Bota e tërë i dukej e çngjyrosur si pas një lëngate”. Dalloni dy mjete stilistike në fjalinë e dhënë dhe shpjegoni funksionin e përdorimit të tyre.Figura 1____________________ Funksioni _____________________________________Figura 2____________________ Funksioni _____________________________________11. Në cilën pikë të këtij teksti shihni se ai i përulet i madhështisë së ngrehinës shtetërore me nderim të thellë e marramendje të dukshme?12. Ndaluni në fundin e fragmentit. Në ç’kuptim i ka përdorur autori shprehjet:ndaheshin për së gjalli -_____________________________________________________;dukeshin si të përhënur -_____________________________________________________?13. Kur kjo i ndodh një individi, çfarë mund të thuhet për dramën e magjepsjes dhe të gjumit të një populli të tërë?14. Me ç’mjete stilistike e realizon autori botën e ëndrrave? Cili është funksioni i përdorimit të tyre?Detyrë  Përshkruajeni me fjalët tuaja botën e ëndrrave të Mark-Alemit. 194
                                
   190   191   192   193   194   195   196   197   198   199   200