Page 197 - Demo
P. 197
Kishte arritur përpara kafenesë ku zakonisht pinte kafenë kur ishte thjesht djalë i ri kryeqytetas, pa ndonjë punë. I kishte pëlqyer kjo kafene sepse ndryshe nga çajhanet e tipit të vjetër, nimet1 me postiqe2 ishin zëvendësuar me ca frona të ulët, të veshur me lëkurë, në të cilët rrihej këndshëm. Ja dhe të verbrit, tha me vete Mark-Alemi. Ç’më ka gjetur me ta, i kishte qarë hallin një ditë kafetari Mark-Alemit. Në kafenenë time do të vinin me siguri njerëz të tjerë të zgjedhur, sikur ata, me atë pamje të frikshme, të mos vinin e të zinin si për ngucje, vendin më të dukshëm. Po s’kam ç’t’u bëj, më ka zënë rrota bishtin. Janë të mbrojtur prej shtetit dhe nuk i dëboj dot. MarkAlemi e kishte pyetur se ç’do të thotë kjo “janë të mbrojtur prej shtetit” dhe atëherë kafetari, që po e priste këtë pyetje, i kishte treguar diçka që e kishte lënë gojëhapur. Të verbrit që vinin në kafene, nuk ishin të verbër dosido, të bërë kështu nga sëmundja apo ndonjë goditje, as të plagosur në luftë. Nga fëminia Mark-Alemit i kujtohej, ndonëse turbull dekreti i famshëm i “Qorrfermanit”, me anë të të cilit shteti kishte shpallur verbimin e dhjetëra mijëra njerëzve që, me syrin e keq, rrezikonin mbretërinë; por vetëm prej kafetarit kishte mësuar ç’kishte ndodhur me të vërtetë: ankthin e pafund, gjuetinë e sykëqinjve, së fundi pensionet që u kishte dhënë shteti atyre që u paraqitën vullnetarisht për t’u çliruar prej syve të vet. E kupton dot tani pse s’i dëboj dot nga kafeneja ime? E mbajnë veten me të madh për flijimin e syve. Kushedi si u duket vetja, pothuajse heronj.Aty për aty si një re e zezë, atij i pllakosi në kujtesë darka e së pardjeshmes te kushëriri i tij i fuqishëm, Veziri. Ndonëse e priti me përzemërsi, Veziri iu duk i lodhur dhe i zymtë. Sytë i kishte të prerë si nga pagjumësia. Edhe të folurën e kishte plot ndërprerje, thua se pjesën më të madhe të asaj që duhej të fliste e gëlltiste për vete. Hallet e pushtetit, kishte menduar Mark-Alemi.FRAGMENTBisedë me kafetarinNë pjesën e dytë dhe të tretë të shkëputur nga kapitulli “Dita e pushimit”, njëlloj si në sistemin totalitar komunist, bie në sy dyshimi, mbikëqyrja, hetimi, përndjekja, spiunazhi, prapaskena, dënimi, vetëdenoncimi, pëshpërimat dhe thashethemet politike. Këtu, në pjesën e dytë ndeshim dukurinë e Qorrfermanit - një ferman, dekret apo urdhër që është nxjerrë me qëllim verbimin e atyre njerëzve, sytë e të cilëve shohin me larg se të tjerët dhe mund të ndjellin të këqija për perandorinë. Kjo pasohet nga një fushatë masive terrori. Njerëzit ftohen t’i kallëzojnë gjithë ata që janë të dyshimtë ose të vetëkallëzohen.nim - shtrat i ulët prej dërrasash etj., që vihet anës murit dhe që shtrohet me një dyshek të hollë e me mbulesë për t’u ulur e për të ndenjur; minder.postiqe - copë lëkure kafshe me gjithë lesh, që shtrohet për t’u ulur.195

