Page 198 - Demo
P. 198


                                    Veziri fliste me zë të ulët, duke trazuar herë pas here gacat e prushanës3, prania e së cilës në atë dhomë ndihej më shumë se ajo e Mark-Alemit. Veziri foli diçka për marrëdhëniet e Qyprillinjve me Pallatin e Ëndrrave, marrëdhënie të cilat gjatë qindra vjetësh, siç mund të kishte dëgjuar i nipi, kishin qenë tepër të koklavitura.prushanë - mangall; vend ku mbahet e trazohet prushi për t’u ngrohur.S T U D I M T E K S T I 1. Vëzhgoni ambientet, ndryshimet në kafene, fjalët që i përshkruajnë ato. Vëreni me kujdes pastaj fjalët dhe shprehjet e përdorura në krejt fragmentin. a. A u referohen të gjitha ato mjediseve të botës osmane? Sa prej tyre ju afrojnë me kohën e Perandorisë Osmane dhe sa ju largojnë? Sa dhe cilat prej tyre do t’ju krijonin larghedhje në hapësirë dhe në kohë? Cilën kohë/kohëra? Cilën hapësirë/hapësira? b. Ndonëse rrafshet kohore janë të baraspeshuara në rëndësinë e tyre dhe përafrohen e shkrihen së bashku, si mendoni, cili, megjithatë, ka qenë qëllimi i autorit apo sistemi referues kryesor i tij: totalitarizmi komunist apo bota osmane?2. Ne ndeshemi në këtë fragment me një dukuri të çuditshme: një urdhër kishte shpallur verbimin e dhjetëra mijëra njerëzve që, me syrin e keq, rrezikonin perndorinë e kjo pasohet nga një fushatë masive terrori. Njerëzit janë ftuar t’i kallëzojnë gjithë ata që janë të dyshimtë.a. Të ndëshkosh ata që shohin ose mund të shohin më larg a më qartë se të tjerët - çfarë dukurie mund të jetë kjo? b. Si do të qëndronte para dhunës intelektuali, me formimin, inteligjencën, mendjen e hapur dhe integritetin e tij? A do të ishte i nënshtruar, apo do të përballej? Çfarë rreziku mund të përbënte ai për shtetin?c. Gjuetia e sykëqinjve - si do ta emërtonit këtë figurë? Arsyetoni si është krijuar ajo.d. Komentoni fjalët e kafetarit: E kupton dot tani pse s’i dëboj dot nga kafeneja ime? E mbajnë veten me të madh për flijimin e syve. Kushedi si u duket vetja, pothuajse heronj. e. Shfaqet një dukuri tjetër: kënaqësia e vetëdenoncimit në diktaturë. Të dehur nga ideologjia (përveçse të detyruar), një sërë njerëzish kanë bërë autokritika për të shprehur përkushtimin dhe flijimin për pushtetin. Ne vërejmë groteskun në dukurinë e pensioneve që u kishte dhënë shteti atyre që u paraqitën vullnetarisht për t’u çliruar prej syve të vet. Në përgjithësi, grotesku bashkon trajta të qesharakes me të llahtarshmen. Arsyetoni si është formuar konkretisht në këtë rast.Detyrë 1. Lexoni novelën e bukur “Qorrfermani” të Ismail Kadaresë - një parabolë për përdorimin e terrorit nga regjimet autoritare. Duke qenë se ajo është një novelë e ndërlidhur me romanin “Pallati i Ëndrrave”, diskutoni më gjatë dhe më konkretisht për dukuritë e mësipërme. 196
                                
   192   193   194   195   196   197   198   199   200   201   202