Page 199 - Demo
P. 199
FRAGMENTDarkë me VezirinFjalët për rënien e afërt të këtij apo atij funksionari të lartë, të cilat nuk përhapen rastësisht, por përpunohen prej vetë shtetit, me qëllim për të përgatitur vërtet rënien e zyrtarit në fjalë, dalin përmes fjalëve të errëta të Vezirit të madh në pjesën e tretë. Këtu, krejt tërthorazi përvijohet portreti psikologjik i tiranit, i diktatorit të të gjitha kohërave, truri i të cilit (p.sh., në rastin e dënimeve) ndiqte kurdoherë të njëjtën udhë: caktohej në krye vdekja e viktimës, të tjerat plotësoheshin më pas.Tronditja e Mark-Alemit është e madhe. Ai kupton papritur se ajo që e quan rrugë e ngjitjes nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i madh. Karrierë apo kalvar do të jetë fati i tij? Nëse nëpunësi i Tabir Sarajit nuk heq dorë nga iluzionet, shpejt do t’i duhet të heqë dorë nga vetja. Si shumë të tjerë, nuk do t’i takojë më vetes, do të përjetojë depersonalizimin. Në këtë kapitull shkrimtari është duke çmistifikuar enigmën e majës së piramidës së shtetit. Ai deshifron atë që quhet \htjell dhe ruan në thelbin e saj me fshehtësi dhe fanatizëm krimin shtetëror.Ai u mat të thoshte diçka tjetër, ndoshta për përpjekjen e dëshpëruar të Qyprillinjve për ta zhdukur Pallatin e Ëndrrave, gjë që Mark-Alemi e kishte dëgjuar të pëshpëritej edhe më parë, por siç dukej u pendua dhe për një kohë të gjatë, dora e tij, duke u dridhur tek mbante prushitësen, trazoi me të hirin. Mark-Alemi dëgjonte krejt i mpirë fjalët e tij. Natyrisht që bashëndrra mbetet përherë një gjë kryesore, kishte nënvizuar tjetri, aq më tepër në çastet e tanishme e aq më tepër kur bëhet fjalë për familjen tonë. Veziri e kishte vështruar gjatë në ninëz të syrit, si për t’u bindur se a e kuptonte ai se Qyprillinjtë kishin pasur punë përherë jo me ëndrra dosido, po kryesisht me kyeëndrra. A më merr vesh? - i kishte thënë ai. Sytë i qenë veshur me një tis të errët xixëllues. Te kryeëndrra synojnë të gjithë... Fjalët e Vezirit u bënë prapë të mjegullta, plot boshësi midis. Fliten shumë fjalë për to, vazhdoi ai, po nejse, s’dua që të them janë apo s’janë të vërteta, po të them vetëm se një bashëndërr është e aftë të parandjellë ndryshime të rëndësishme në jetën e shtetit. Në sytë e Vezirit u shkarkua një ndriçim verbues. Një kryeëndërr dha idenë për plojën2 e madhe të krerëve të Shqipërisë në Manastir. Dhe sa raste të tjera... s’thonë kot se drejtori juaj, i thjeshtë në pamje e pa tituj, hahet për nga fuqia me ne, vezirët më të pushtetshëm. Ai kishte buzëqeshur tërë hidhërim. Hahet me ne, vazhdoi ngadalë, sepse ai ka fuqinë e tmerrshme të mungesës së faktit. Veziri vazhdonte t’i shpjegonte sesi nga Tabir Saraji s’kishte dalë dhe s’mund të dilte kurrë asnjë urdhër, po Tabiri s’kishte nevojë për to. Ai hidhte idetë, të cilat mekanizmi i tij i çuditshëm 1 prushitëse – mashë.2 plojë-gjakderdhje, kërdi.197

