Page 20 - Demo
P. 20


                                    përballë ndërgjegjësimit për situatën e tij. S. de Bovuar heton në romanet e saj gjendjet në të cilat bëhen zgjedhjet dhe veprimet e protagonistëve, kurse te “Seksi i dytë” (1949) bazohet në koordinatat e mendimit ekzistencialist për të treguar rolin e gruas në histori. Pjesërisht, ekzistencializmit i referohet A. Kamyja që në romanin \mungesën e justifikimit të ekzistencës.Proza mes dy luftraveNë planin letrar artistik, megjithëse avangardat vazhdonin, në Evropë, mes dy luftrave, sundonte një klimë postavangardiste dhe ndonjëherë antiavangardiste dhe një prirje për të rikuperuar traditën. Rikthimi i realizmit ishte i vështirë për shkak të ndikimit të surrealizmit dhe të Prustit. Pas lulëzimit të romanit të periudhës së avangardave të fillimshekullit XX, vihen re disa ndryshime për sa u përket strukturës dhe teknikave që përdorën shkrimtarët e brezit pasardhës. Në romanet e kësaj periudhe ndërthuren disa aspekte të strukturës së romanit të shek. XIX, si: rëndësia e intrigës dhe e veprimit, realizmi, me teknikat eksperimentale që kishte përpunuar proza e avangardës, si: teknikat surreale, monologu i brendshëm, problemet dhe shumësia e perspektivave të narracionit. Në këtë periudhë u formua romani i traditës së shek. XX: nuk bëhet fjalë për restaurim, por për forma gjithmonë të lëvizshme, të ndryshme dhe origjinale mes objektivitetit narrativ dhe analizës së brendshme, realizmit dhe surrealizmit, normës dhe thyerjes. Romancierët përdorën struktura të hapura (C. E. Gada në Itali) ose të mbyllura (romani neorealist), shkruan romane të verdhë, rozë etj., ose zgjodhën forma të stërholluara dhe eksperimentale, duke përdorur gjuhë të ndryshme nga letrarja te zhargonet. Liria dhe disponibiliteti i zgjedhjeve ishte shumë i madh: nga romani realist i tipit tradicional te vepra e hapur, nga romani fantastik dhe surreal te romani borgjez. Edhe temat ndryshonin: populizmi rural, ekzistencializmi intelektual, format liriko-simbolike, njeriu që nuk përshtatet dot (Selin), indiferenca (A. Moravia), neveria (Sartri), i huaji (Kamyja), labirinti dhe bilbioteka e Babelit (Borges). Pati një prirje për të trajtuar eposin në romanin amerikan (Folkner) ose rus (Pasternak), ndërsa në romanin evropian mbizotëroi mjedisi borgjez, mbytës, realist, ekzistencialist ose grotesk-nihilist. Në romanin amerikan, ashtu si edhe në atë evropian, nuk munguan tema për gjendjen social-ekonnomike të punëtorëve, të fshatarëve dhe të popullit. Në vitet ’30 të shekullit XX, novela mori një zhvillim shumë të madh. Proza angleze karakterizohet në këtë periudhë nga protesta e intelektualëve kundër masivizimit dhe kundër fuqisë së tepruar të teknologjisë. Ajo lëkundet në veprat e A. Aksklit (1894-1963), Xh. Oruellit (1903-1950) dhe U. Goldingut (1911-1993) mes formës së romanit-ese dhe romanit të fantashkencës. Në romanin amerikan,realizmi dhe romantizmi, denoncimi dhe miti, narracioni dhe eposi bashkohen dhe kombinohen në mënyrë të panjohur për Evropën. Përfaqësuesit kryesorë të një grupi shumë të madh autorësh që shfaqet në vitet ’20 dhe afirmohet në vitet ’30 dhe ’40, janë: U. Folkner (1897-1962), J. R. Dos Pasos (1896-1970), H. Miler (1891-1980), E. Heminguej (1899-1961), J. Shtajnbek (1902-1968). Pas tyre qëndron F. S. Ficxherald (1896-1940), themeluesi i “mitit” amerikan. Statujë e Ernest Heminguejit, në bar \Prirja realiste e shekullit XX vihet re edhe te T. Drajzeri. Shkrimtarët e “Brezit të humbur” janë disa shkrimtarë, si p.sh., amerikanët: E. Heminguej, T. Drajzer, Skot Ficxherald, Xhon Dos Pasos etj., gjermani H. M. Remark etj., të cilët sollën në letërsi frymën e zhgënjimit dhe të humbjes së idealeve të larta.18
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24