Page 200 - Demo
P. 200
i vishte aty për aty me një fuqi ogurzezë, sepse ato ide nxirreshin sipas tij, nga thellësitë e amshuara të shpirtit të përbashkët osman. Siç thashë, ne Qyprillinjtë kemi pasur të bëjmë shpesh me bashëndrrat. Fjalët e Vezirit dilnin si me vërshëllimë nga buzët e shtrënguara të tij. Ato na kanë goditur shpesh... Mark-Alemit iu kujtuan netët e pëshpërimave e të ankthit në shtëpinë e tij të madhe. Në përfytyrimin e tij, kryeëndrrat ishin shndërruar tani në ca nepërka që kafshonin. Veziri... po i linte të kuptonte se Mark-Alemi s’kishte shkuar rastësisht atje. Ai duhej të bënte përpara, të arrinte të kuptonte gjithë zhdërvjelljen e mekanizmit dhe, kryesorja, të hapte sytë kur të vinte çasti... Po për çfarë? Cili çast?Mark-Alemit iu ndërmendën shprehjet e frikshme: u panë hënabrenda ose hënajashtë. Tabiri kishte qenë në kreshpërim4 e ai s’kishte pikasur asgjë. Gjatë hënës së plotë kështu acaroheshin të çmendurit. Donte ta pyeste të ungjin se për ç’krizë bëhej fjalë, por nuk guxonte. Diçka i kishte zënë veshi për ca reforma të mëdha që kishin acaruar klerikët dhe kastën e ushtarakëve, por asgjë të saktë s’dinte për të. Ndoshta Qyprillinjtë ishin përzier në këtë punë. Është kohë acarimi, kishte vazhduar Veziri. Bashëndrra mund të godasë përsëri. Mark-Alemi përpiqej të mos i shpëtonte asnjë hollësi e tjetrit. Tani Veziri ia thoshte shkoqur që të hapte sytë. Ti duhet të kishe hyrë më parë atje, murmuriste nëpër dhëmbë. Po nejse, ky është gabimi im. Ndoshta edhe tani s’është vonë... çështja është se cila botë e sundon tjetrën, kishte vazhduar Veziri pas një heshtjeje të gjatë. Disa mendojnë se bota e anktheve, e ëndrrave, me një fjalë bota juaj është ajo që drejton këtë botën tjetër këndej, vazhdoi Veziri. Kurse unë mendoj se gjithçka e drejton kjo bota e këndejme. Edhe ëndrrat, edhe ankthet në fund të fundit është ajo që i zgjedh, për t’i ngjitur në sipërfaqe, si ajo vedra4 që nxjerr ujë nga pusi i thellë. Më kuptove ç’desha të them? Është ajo që zgjedh në atë humnerë atë që i...duhet.Veziri ia afroi kokën edhe më. Sytë e tij kishin një ndriçim të frikshëm ngjyrë squfuri. Flitet se kryeëndrra ndonjëherë është e rreme, tha ai me zë të ulët. Të ka shkuar ndonjëherë ndër mend një gjë e tillë?Mark-Alemi ishte bërë akull nga tmerri. Kryeëndrra e rreme?! Kurrë nuk ia kishte marrë mendja se një tru njerëzor do të guxonte ta mendonte një gjë të tillë, pale pastaj të urdhëronte gojën për ta shprehur me fjalë. Veziri vazhdonte të shpjegonte se ç’flitej për bashëndrrën dhe dy-tri herë Mark-Alemi tha me vete: o Perëndi, po duket haptas që ai vetë mendon kështu. Mark-Alemi s’e kishte marrë ende veten nga trallisja dhe zëri i ungjit i vinte si përmes zhurmës së një rrënoje. Pra, flitej se disa nga kryeëndrrat ishin të rrejshme dhe sajoheshin në Tabir Saraj nga bashëndërrorët, 3 kreshpërim – emër i prejardhur nga folja kreshpërohem: bëj qimet a flokët të ngrihen përpjetë (për njerëzit e për kafshët);në mënyrë figurative, inatosem shumë, më ngrihen qimet a flokët përpjetë nga inati, tërbohem.4 vedër – enë zakonisht prej druri, me grykë të gjerë e me një vesh a me një dorezë, që përdoret për të mbajtur qumështin kur mjelim bagëtinë.5 shemër – gruaja e dytë që merrte një burrë, kundrejt gruas së parë (kur burri merrte më shumë se një grua). Ato shkojnë keq, zihen vazhdimisht. Ka gjithashtu kuptimin e njeriut me të cilin hahem në një punë, që kërkon të ma kalojë ose të më pengojë; kundërshtar; armik. Kadare e përdor me kuptimin e grupeve rivale për pushtet.198

