Page 201 - Demo
P. 201
sipas interesave të grupeve të fuqishme shemra5 në pushtet ose pas gjendjes shpirtërore të sovranit. Mark-Alemi ndiente një dëshirë të papërmbajtshme t’i binte në gjunjë Vezirit duke iu lutur: lermë të largohem që andej, kushëri, ungj, mos më merr në qafë. Ajo thirravajë6 iu përsërit disa herë brenda gjoksit ndërsa largohej nga shtëpia e Vezirit, natën vonë. Karroca ecte nëpër rrugë me fenerë të shuar dhe Mark-Alemit i dukej se, i ndryrë në atë karrocë të zezë, me “Q”-në e damkosur anëve, si vulë fatale, qyqe e vetmuar, ai kalëronte në kufijtë midis dy botëve, prej të cilave s’dihej se cila drejtonte tjetrën. Të gjitha këto iu kujtuan Mark-Alemit në kafene, ndërsa vërtiste në duar kupën e zbrazët. Ankthi ia shtrëngonte zemrën dhe tani pas disa ditësh. Me afrimin e kohës së drekës, kafeneja po zbrazej. Kishin ikur diplomatët e huaj, kishin ikur dhe nëpunësit e bankës. Vetëm të verbrit s’lëviznin nga tryeza e tyre dhe, ngaqë prej kohësh i kishin mbaruar bisedat, i mbanin qafat drejt, ashtu siç i mbajnë njerëzit që kanë një mllef gjatë gjithë botës. Ato koka të heshtura dukej sikur thoshin: mos vallë punët e shtetit shkokan më mbarë tani që sytë tanë, të cilët i paskëshin prishur punë atij, janë nxjerrë? Me ç’dëgjojmë bota ka mbetur siç ka qenë, në mos është bërë zi e më zi. Mark-Alemi u ngrit më në fund dhe doli. Nesër, mendoi, duke përfytyruar sallat e ftohta, me dosjet përsipër tryezave që e prisnin. Nesër do të ishte prapë atje, në botën e çuditshme, ku koha, kahu i gjërave dhe gjithçka tjetër ecte krejtësisht ndryshe. Dhe, në qoftë se do t’i jepnin prapë një ditë pushimi, as që kishte për të dalë më. 6 thirravajë - ankim që bëhej kundër dikujt. (I bëri thirravajë, e thirri në gjyq). Nga mënyra si e përdor Kadareja, e shohim edhe si bashkim të thirrjes dhe të vajit, apo një ankimi që është thirrje e vaj bashkë.S T U D I M T E K S T I Analizë përmes shembujve 1. Ndiqni me kujdes, në çdo detaj, të gjitha momentet e bisedës së Mark-Alemit me Vezirin. Përse biseda në fillim është e turbullt dhe e ndërprerë? Për çfarë ngurron Veziri?Vëreni Vezirin, si reagon ai? Kur është i mjegullt Veziri, kur i pakuptueshëm dhe kur i shkarkohet në sy një ndriçim verbues? Ky përshkallëzim në reagimet fizike, cilave gjendje u përgjigjet? Përse gjithë ky tension?2. Ndiqni reagimet e Mark-Alemit. Si shprehen dhe si përshkallëzohen ato? Me cilën trandje janë të lidhura këto përgjigje psikofiziologjike të Mark-Alemit?3. Ndihet se ekziston magjepsja e Mark-Alemit, emocion iluziv i lidhur me botën fizike. Është shkëputje nga koshienca, përhumbje në ëndërrim, gjë që kushtëzon sjelljet e mëtejshme të subjektit. Në një çast të jetës besimet e rreme, strukturat e gabuara të ngujuara në sistemet tona shemben ose vdesin. Lëkundja apo shkatërrimi i tyre shkakton trauma pasi ato kanë shërbyer si sisteme reference dhe kanë pasur statusin e një të vërtete absolute 199

