Page 202 - Demo
P. 202


                                    për një kohë të gjatë. Çfarë shndërrimesh pëson personazhi ynë këtu? Si marrin fund iluzionet e Mark-Alemit?Shndërrimet që pëson Si marrin fund iluzionet e Mark-Alemit?4. Lexoni edhe një herë në kontekst fragmentin: Mark-Alemit iu ndërmendën shprehjet e frikshme: u panë hënabrenda ose hënajashtë. Tabiri kishte qenë në kreshpërime, ai s’kishte pikasur asgjë. Gjatë hënës së plotë kështu acaroheshin të çmendurit.a. Përpiquni të kuptoni mesazhin e këtij fragmenti. Si do ta lidhnit atë me fundin e një çmendurie, siç ishte ai i sistemit despotik në mesjetën e vonë? Në një rrafsh më të gjerë, çfarë ndodh me sistemet diktatoriale kur ato ndiejnë rrezikun e rënies apo zhbërjes? b. Ciladoqoftë prejardhja e ëndrrës, hyjnore, magjike apo e sajuar, prerja e kokës që e kishte parë atë ëndërr garantonte terrorin absolut, dhunën, paralajmëronte kasaphana të reja, akoma më të përgjakshme. E gjithë kjo për të krijuar modelin, për t’i dhënë të drejtën vetes për masakrën. Pra, po sikur në “dramën cinike të tiranit” ëndrra të përdorej thjesht për të goditur rivalët, familjet e tjera në pushtet? c. Gjeni në fragmentin e mësipërm fjalët që mbështesin: idenë e bashëndrrës (të krijuar në funksion të mëkëmbjes apo shtrirjes së pushtetit me dhunë, duke pasur për qëllim përligjjen e përgjakjes); përllogaritjen cinike të tiranëve (çka shënon një akt poshtërsie, grykësie dhe poshtërsise dhe e bën hetimin e ëndrrës një mekanizëm politik).Reflektim dhe vlerësim dijesh5. Veziri gjithashtu, përmes komplotesh e makinacionesh kërkon të gjejë mjetin që të depërtojë në hierarkinë më të lartë, te privilegji i atyre që do të merreshin me Ëndrrën e Madhe që do t’i ofrohej sulltanit. Këta janë çelësat e qeverisjes së supershtetit-tiran. Ai po ashtu këmbëngul, që Mark-Alemi duhej të kishte hyrë më parë atje.a. Veziri kërkon më shumë të mbrohet apo edhe t’i afrohet pushtetit?b. Çfarë kuptojmë nga hyrja në Tabir e Mark-Alemit dhe nga ngjitja e shkallëve të karrierës?c. A mund të themi se nga kjo bisedë misterioze dhe tronditëse dalin në pah furitë e brendshme totalitare? Ekziston pra, përnjëmend, një luftë për pushtet midis familjesh rivale?6. Vini re së fundmi se si shfaqen përsëri të verbrit: mos vallë punët e shtetit shkokan më mbarë tani që sytë tanë, të cilët i paskëshin prishur punë atij, janë nxjerrë? Me ç’dëgjojmë bota ka mbetur siç ka qenë, në mos është bërë zi e më zi.  Arsyetoni përdorimin e habitores paskëshin. (Përse lipset një mënyrë e tillë (habitore)? Çfarë ka pritur kjo kategori shoqërore dhe çfarë ka ndodhur?) A ka ndryshuar këndvështrimi i Mark-Alemit mbi të verbrit? (Dimë se pas bisedës me ungjin kupton, ndien dhe tronditet nga ujërat që lëvizin nën tokë.) Apo ka ndryshuar këndvështrimi i të verbërve? Apo është një grupim tjetër të verbërish brenda kontigjentit të tyre të madh që tanimë e sheh urdhrin për verbim ndryshe? Apo të gjitha së bashku? 7. Duke pasur parasysh tërë këto, komentoni thënien vlerësuese për “Pallatin e Ëndrrave”: \çoroditjen e tij më të madhe\200
                                
   196   197   198   199   200   201   202   203   204   205   206