Page 203 - Demo
P. 203
Pse “libri më therës i totalitarizmit”? __________________________________________________________________________________________________ Pse “libri më i tmerrshëm i totalitarizmit”?__________________________________________________________________________________________________ Pse “një karikaturë e pamëshirshme e totalitarizmit”? __________________________________________________________________________________________________Fjala dhe përdorimi i saj8. Çfarë është kryeëndrra ose bashëndrra? Përse ka kaq shumë rëndësi ajo? A bart ajo vërtet një lidhje të drejtpërdrejtë me çështjet shtetërore? a. Despotizmi osman dhe despotizmi komunist bashkëqëndrojnë dhe bashkëshfaqen.Nisur nga kjo dukuri, përpiquni të shpjegoni përse në këtë fragment gjuhësisht përdoret herë fjala kryeëndërr e herë fjala bashëndërr. b. A është frytdhënëse vigjilenca e mijëra njerëzve që hetojnë se ku do të bjerë ajo ëndërr e madhe dhe e kërkojnë mes miliona ëndrrash të tjera? Apo ndoshta kjo vigjilencë deshifron vetë nënshtrimin? c. Me të vërtetë, të interpretosh atë ëndërr mund të thotë shmangie e shkatërrimit të shtetit? A e beson vetë sovrani këtë? Çfarë kuptoni nga fragmenti i mësipërm? Cili është qëndrimi i vërtetë i sulltanit kundrejt bashëndrrës? A është i sinqertë besimi se ëndrrën e lëshon qielli me të njëjtën moskokëçarje me të cilën lëshon një yll apo një vetëtimë, pa e pasur mendjen se ku bie? Rrethoni përgjigjet e sakta:a. Sovrani ka bindje të plotë.b. Sovrani është i ndjekur nga hija e krimeve të veta, nga paranoja se duan t’i rrëmbejnë pushtetin.c. Sovrani nuk beson se një ëndërr ndjell të keqen, por kështu përhap terrorin.d. Sovrani e beson shkatërrimin e paralajmëruar dhe prandaj përhap dhe terrorin.e. Të gjitha këto.9. Lexoni ngadalë fjalët e Vezirit: Disa mendojnë se bota e anktheve, e ëndrrave, me një fjalë bota juaj është ajo që drejton këtë botën tjetër këndej. Kurse unë mendoj se gjithçka e drejton kjo bota e këndejme. Edhe ëndrrat, edhe ankthet në fund të fundit është ajo që i zgjedh, për t’i ngjtur në sipërfaqe, si ajo vedra që nxjerr ujë nga pusi i thellë. Më kuptove ç’desha të them? Është ajo që zgjedh në atë humnerë atë që i...duhet.a. Si i kuptoni ato? b. Çfarë është “fuqia e tmerrshme e mungesës së faktit” për të cilën flet Veziri dhe si lidhet ajo me këtë kontekst?10. Vini re përdorimin e gjuhës dhe të figuracionit nga Ismail Kadareja. A gjeni fjalë të krijuara nga ai vetë apo përdorime të rralla të shqipes? Çfarë i japin tekstit në fjalë dhe çfarë i japin gjuhës sonë përdorime të tilla?Disktutim Corriere della Sera shkruan: “...për totalitarizmin mund të shkruhet në dy mënyra: të nxjerrësh në dritë kalbëzimin ideologjik ose ta përshkruash nën hijen e frikës. Shkrimtari Ismail Kadare është ndoshta interpreti më i rafinuar i gjendjes shpirtërore të kësaj së dytës; ajo (frika) shfaqet te disa prej romaneve të tij si një bimë helmuese që rritet dalëngadalë derisa mbulon gjithë qenien. Frika që përshkruhet është reale, fizike, organike, edhe pse ajo është “transportuar” në autoritarizmin osman, i referohet në fakt autokracisë komuniste; është arketipi i një shoqërie shqiptare të izoluar e të nënshtruar.”Diskutoni rreth këtij citimi.201

