Page 204 - Demo
P. 204


                                    Momentet kryesore të jetësMartin Camaj (1925-1992) është një personalitet me kontribut të shquar si shkrimtar, gjuhëtar, filolog e kritik letrar. U lind në Temal të Dukagjinit, në vitin 1925. Si përfundoi studimet në Kolegjën Saveriane, lice klasik i urdhërit jezuit (Shkodër), nisi punën për një vit si mësues. Prania dhe frymëzimi i vendlindjes, Temali, do të ndihet te dy përmbledhjet e para poetike. Pamjet e natyrës së Dukagjinit, të ruajtura në nënvetëdijen e poetit, u shndërruan në vargje nga Camaj. Bjeshkët, vrrini, shkambijtë, shpellat, lumejt, përrejt e turbullt, patalogjet, janë të pranishme në relievin e vendlindjes dhe shpërfaqen në lirikën e tij. Gjithashtu në të do të ndihet edhe ndikimi nga modelet stilistike të poezisë së traditës e të folklorit. Në këtë lirikë mund të shquhet ndikimi nga Bogdani, Mjedja, e Fishta në vecanti. Pasi nuk nuk mund të pajtohet dot me regjimin komunist, në vitin 1948 ai largohet nga Shqipëria si emigrant politik. Fillimisht shkon në Jugosllavi, ku kryen studimet e larta për romanistikë e ballkanologji, në universitetin e Beogradit. Por edhe prej këtej, vendos që të largohet përfundimisht drejt vendeve të perëndimit. Qëndron për disa vjet në Itali. Me etjen e madhe që kishte për dije, mendon që t’i thellojë edhe më tej ato, duke nisur e përfunduar përsëri studimet e larta, tashmë në Fakultetin e Letërsisë e të Filozofisë, në Universitetin e Romës. Martin Camaj Jeta dhe vepraVepra letrare e Martin Camajt shfaqet polifonike: për nga zhanret, stilet dhe modelet ligjërimore të shfaqura në një periudhë të gjatë kohore. Sidomos poezia e këtij autori, përcillet si teksturë mirëfilli moderne, me shkallë të lartë abstraksioni, ku lexuesi ndihet i ftuar që të jetë jo vetëm shijues, por edhe një interpretues aktiv i saj. Nëpër vargjet poetike, vërehet se artikulohen referenca situatash e rrethanash kryesisht të karakterit pankronik (tërëkohësh) - se sa historik, duke u transmetuar kësisoj atyre, një frymë të ndjeshme universaliteti.Camaj ka tashmë nji emën mirkumbues ndër shijuesa të poezis shqiptare. Me veprat e derisotme, na ka bindë se u pajis nga natyra me nji talent të hollë e njiherit të fuqishëm. Ai fillon parabolën e vet, ashtu e aty, ku shum të tjerë dëshirojn me sosë mbas nji jete lakue n’ethe të përpjekjeve në lam të letërsisë.Ernest Koliqi Martin Camaj me të shoqen202
                                
   198   199   200   201   202   203   204   205   206   207   208