Page 205 - Demo
P. 205
Camaj do të botojë edhe studime për historinë e gjuhës shqipe, për etimologjinë, dialektologjinë, shkrime mbi tekstet e vjetra shqipe, për të folmen arbëreshe, për letërsinë dhe folklorin shqiptar. Sidomos vepra e tij e gjerë monografike “Meshari i Gjon Buzukut” (1961), mbetet një studim mjaft i thelluar shkencor mbi këtë vepër, që është edhe monumenti më i hershëm i njohur gjer më sot i gjuhës shqipe. Me këtë studim, mbrojti me sukses tezën e doktoraturës.Në kohën kur ishte në Itali, filloi edhe bashkëpunimi i tij i ngushtë me Ernest Koliqin, veçanërisht për botimin e revistës së njohur kulturore e letrare Shêjzat. Te kjo revistë, Koliqi mbante postin e drejtorit dhe Camaj ishte kryeredaktor i saj.Ky bashkëpunim zgjati për disa vite, deri në vitin 1961, kur Camaj largohet përfundimisht për në Gjermani. Këtu, ai merr detyrën e lektorit të shqipes. Për shumë vite (1971-1990) do të jetë titullar i katedrës së albanologjisë në Mynih të Gjermanisë, ku jep leksione si profesor i letërsisë dhe i gjuhës shqipe. Janë të shumtë studentët e huaj që do të ndjekin leksionet e tij. Disa prej tyre janë studiues të njohur të albanologjisë. Gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, do të ketë një shumësi botimesh letrare, në zhanre të ndryshme, si: poezi, prozë e dramë. U nda nga jeta në Lengris të Gjermanisë në vitin 1992. Pa arritur dot që ta shihte sërish vendin e vet, qyshse kur ishte larguar, në një moshë fare të re. Por atdheun e kishte të ngulur fort në zemrën dhe në veprën e tij. Dhe vetëm pak ditë para vdekjes, kur tashmë kishte nisur të ishte i lirë dhe po bëhej mjaft i vlerësuar komunikimi i veprës së tij mes bashkëatdhetarëve, vijnë fjalët testamentare të poetit: “Të dashun miq e vllazën Shqiptarë… Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Batë burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj.”Krijimtaria letrare dhe risitë që solli në letërsiNë krijimtarinë e M. Camajt përfshihet një numër i madh veprash letrare. Për një kohë të gjatë, në kushtet e regjimit totalitar, këto vepra e kishin të ndaluar komunikimin me lexuesin. Por pas viteve ‘90, në kohën e pluralizmit politik, këto vepra, ashtu si edhe të shumë autorëve të tjerë, të cilët ishin klasifikuar dikur të ndaluar e të anatemuar për shkaqe jashtëletrare, nisën të botohen e të studiohen sistematikisht. Ato u bënë objekt studimesh dhe mjaft prej tyre u vlerësuan si vepra që mbartnin vlera të shquara estetike. Pra, ishin nga ato krijime që e pasuronin më tej fondin e letërsisë shqipe. Ato sillnin këndvështrime të reja artistike dhe modele origjinale stilistike. Në ngrehinën e përkorë të letrave shqipe, atje ku është duke zënë vendin e vet Martin Camaj, ashtu si në çdo panteon, hyhet vetëm prej një porte, asaj të madhes. E ajo portë, siç e tregon emri, nuk njeh veçse arsyet e mëdha. Ismail Kadare Martin Camaj 203

