Page 206 - Demo
P. 206


                                    Periudhat e krijimtarisëNdarjet apo klasifikimet që mund t’i bëhen krijimtarisë së një autori, nëpër faza e periudha të ndryshme, sigurisht që janë konvencionale. Ato janë përcaktime të karakterit metodik, që bëhen për lehtësi studimi të proceseve letrare. Kjo, pasi krijimtaria letrare e çdo autori është dhe mbetet një e tërë, është unitet artistik. Por, në qoftë se do të pranonim një klasifikim të njohur që i është bërë nga studiuesit, te vepra e Camajt do të dallonim tri periudha të krijimtarisë. Këtu kihet parasysh kryesisht krijimtaria e tij poetike, ku ai ka arritur edhe nivelet më të larta artistike.Periudha e parë Periudha e parë nis me krijimtarinë e viteve ‘50 e deri në mesin e viteve ‘60. Është koha e botimit të dy librave kur ishte në Kosovë: Nji fyell ndër male (1953) dhe Kanga e vërrinit (1954). Te këto përmbledhje poetike, ndihen dendur motivet e vendlindjes, si dhe ligjërimi i orientuar kryesisht nga modelet stilistike të poezisë së traditës e të folklorit. Natyra e maleve të vendlindjes është subjekti i poezisë së Martin Camajt. Koloriti i këtij relievi hijerëndë dhe prania e qenieve mitologjike, paraqitja e Cukalit si vend kulti parnasian ku poeti gjen qetësinë dhe dëshiron të prehet janë emëruesi i gjithë poezive të fillimeve të krijmtarisë së Camajt. Ai do ta sintetizojë këtë dëshirë në vargjet e tij: Atëherë do të pushojmë/ te kambët e bjeshkve të bardhaPoezitë e dy përmbledhjeve të para janë të lidhura me natyrën e miridentifikuar të vendlindjes, ku shëtitin dhe këndojnë Zanat e Orët, ku ritualet, zakonet dhe e drejta kanunore janë përcaktuese. Pra, si në konceptimin e motiveve të trajtuara, ashtu edhe në teknikat e ligjërimit, këto krijime janë të drejtpërdrejta, me frymë retorike dhe shfaqje të hapur në përcjelljen e mesazheve dhe të imazheve poetike. Por poeti e tejkaloi shpejt këtë fazë fillestare dhe gradualisht nisi të shfaqë prirjen e tërheqjes pas poezisë meditative. Tashmë botohen krijime, ku ndihen të shtresëzuara shumë kumte poetike brenda teksteve përgjithësisht të shkurtra. Camaj është një poet që e kërkon fjalën në të gjitha rrjedhat e përdorimit të saj: historike, aktuale, krahinore. Ka talentin që ta nxjerrë atë nga përdorimi i përditshëm dhe ta vendosë nëpër kombinime të atilla mjeshtërore vargjesh, figurash e situatash, duke krijuar befasira e kombime të mrekullueshme të saj. “Jam njeri kulture me atë përkushtim si prifti n’zanatin e vet…”, - i shkruante aso kohe një mikut të vet Camaj. Për të dëshmuar kësisoj se ai kishte krijuar një besëlidhje të shenjtë me gjuhën shqipe, ashtu si besimtari i devotshëm me zotin e vet. Përmes gjuhës, ai synonte me ngulm që të zbulonte e të depërtonte në rrënjët e identitetit të vet etnokulturor.Dhe pikërisht te vëllimi “Legjenda” (1964), si dhe te “Lirikë mes dy motive” (1967), poeti nisi t’i afrohet më shumë prirjes moderne, ku teksti thurret e modelohet në disa rrafshe emocionale e kuptimore. Këtu ndeshet dendur kontrasti, si simbol i kundërshtive universale, që ekzistojnë në jetë. Ato janë të pranishme kudo, që nga dukuritë më të thjeshta e të zakonshme, e deri tek ato më të ndërlikuarat e më ekzistencialet në jetën e njeriut. Praninë e dendur të këtij kontrasti mund ta ilustrojmë p.sh., te dy nga poezitë e kësaj përmbledheje poetike: “Gjakmarrja” dhe “Darzma malsore”.Te poezia e parë vizatohet si në një pikturë me sfond të errët shkatërrimi i jetës nën praktikimin e zakonit të egër të gjakmarrjes. Gjithçka këtu përjetohet si 204
                                
   200   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210