Page 207 - Demo
P. 207


                                    shkretëtirë e makth – një dramë që krijohet prej traumës së shkaktuar prej kësaj energjie të verbër të së kaluarës. Kudo shihet të mbijnë udhë të ankthshme gjaku që gurgullojnë nën krrokamën e përzishme të korbave, që shfaqen kobshëm mbi drurët e qarreve të vjetra. Natyrshëm, paralelisht me tingëllimin fonetik të këtyre lloj drurëve (qarreve), të krijohet ndjesia e qarjeveapo e vajtimit kozmik të paskaj. Kurse te poezia e dytë, shpaloset e kundërta e vdekjes. Përshkruhet pikërisht një atmosferë dasme në malësi, ku krahas grisë, qetësisë e ftohtësisë së relievit malor, kontraston dyfish një ceremoni e beftë, si vetëtimë e ylbertë dritash. Mes këtij ndriçimi, shfaqet nusja me krushq, që pikturohet si një perëndeshë e vërtetë bukurie, që terret në flakët e gëzimit dhe haresë gazmore. Dasma, doemos që përcillet si simbol i pjellorisë, i përtëritjes së jetës, që sfidon shkatërrrimin, luftrat dhe gjakmarrjet vrastare. Në këtë përmbledhje, është edhe poezia: “Një ditë e ka dhe korbi”. Ajo vjen si rimarrje e motivit në poezinë “Korbi”, e përfshirë te libri i mëparshëm “Legjenda”. Në variantin e parë, korbi simbolizon kundërshtinë e skajshme, radikale ndaj vlerave të larta. Konkretisht, ai shpend është i dënuar të mos zbresë dot kurrë në tokë dhe, kur shtyhet që ta provojë këtë ngasje të brendshme, ndëshkohet me përflakjen e trupit prej rënies së lirë nga lartësia. Pra, kthehet në shkrumb, duke u bërë kështu edhe më i zi se ç’ishte në gjallje të vet. Kurse në variantin e dytë të poezisë, korbi jepet në një raport tjetër me botën përreth. Ai sheh një tufë pëllumbash të grumbulluar në mënyrën më të paqtë mes tyre dhe përjeton ndjenjën e fortë të afrimit me ta. Pra, ai shfaq prirjen për të provuar te vetja ndryshimin, katarsisin e brendshëm, nën ndikimin e modeleve të larta, sublime. Dhe prej këtij qëndrimi vetëm për një çast pranë pëllumbave, ndodhi mrekullisht që “e ndieu vehten korbi pllumb në shpirt...”, sikundër mbyllet me këtë varg teksti i poezisë. Periudha e dytëNë periudhën e dytë (vitet ‘60 –‘70) të krijimtarisë së Camajt, shfaqet një konsolidim të prirjeve poetike të tij. Fjala është për prirjen e poetit ndaj teksteve të atilla, ku gërshetohet e harmonizohet shkalla e lartë e abstraksionit, me detaje e skena jetësore, realiste. Pra, kemi një kombinim të poetikës realiste me atë moderne. Kufijtë mes tyre janë të paqëndrueshëm dhe krijojnë në poezi imazhe të bukura poetike, ashtu si pamjet në një kaleidoskop. Lexuesi sikur e ndjen veten në një përjetim të dyfishtë. Herë shikon pamje të drejtpërdrejta përpara vetes dhe herë vendoset prapa Martin Camaj asht nji shkrimtar mes poezisë dhe prozës. Tek ai ndërthurren gjinitë. Romani i tij i parë Djella, gërshetohet me poezi, në vëllimin poetik Njeriu më vete e me tjerë gjejmë një cikël prozash poetike, Pleqnime më vete. Gjithë vëllimi Dranja përbahet nga proza poetike. Te Dranja mund të bahet nji eksperiment interesant. Rreshtat e teksteve mund të ndërpriten diku para se me u përfundue fjalia dhe – dalin vargje. Camaj asht nji shtegtar mes gjinive, nji udhëtar mes dy botnave, mes botës së shkencës e të letërsisë, mes poezisë dhe prozës. Ai vet thoshte se e shprehi në prozë se nuk mund të shprehte në poezi dhe anasjelltas. Mirëpo, ai mbeti poet kur shkroi prozë, ndërsa nuk mbeti prozator kur shkroi poezi. Kështu, mendoj se Martin Camaj, me gjithë vlerat e novelave dhe romaneve të tij, me gjithë kërcimin mes gjinive letrare, në fund të fundit dhe në thelb, asht në radhë të parë poet. Nji poet i lindun… Hans Joachim Lankch (albanolog, ish-student i Camajt)205
                                
   201   202   203   204   205   206   207   208   209   210   211