Page 208 - Demo
P. 208
lenteve shumëformëshe e shumëngjyrëshe, për t’i kundruar ato tablo në një pamje të paqëndrueshme e plot variacione artistike. Kjo periudhë krijimtarie shtrihet në një hark kohor gati 10-vjeçar, ku dallohet edhe përmbledhja “Njeriu më vete e me tjerë” (1978).Krahët e zes i rrahmes flokëve të borësmbi alpe dallëndyshjamërguese e vonueme për jug.Lufton me flatra gjethitë vjeshtës së vonëkundra rrymave t’erëskah qafa ma e naltëÇdokush ka dy shtigje parae dallëndyshja nji:me u ba e bardhë. (“Dallëndyshja”)Në poezi bie në sy një lloj kornize, brenda së cilës enden tërë vargjet e saj. Në vargun e parë, vërehen krahët e zes të dallëndyshes, mes përpjekjeve kundër rrymave të erërave alpine. Dhe tërë ato përpjekje jo të zakonta, kanë qëllimin e vetëm për ta bërë atë të bardhë, sikundër kumtohet në vargun e fundit. Poezia, përmes simbolit të dallëndyshes, përcjell mesazhin humanist të ripërtëritjes dhe pasurimit shpirtëror të njeriut, nëpër dallgët e jetës së tij. Periudha e tretë Në 10 vitet e fundit, Camaj vazhdoi të botojë vepra të tjera: në poezi, prozë e dramë. Veçanërisht poezia, tashmë artikulohet me një ligjërim tejet të përpunuar në rrafshin abstragues, ku kuptimësitë qarkullojnë të mbishtresuara, si në një lloj palimpsestipoetik. Ashtu si murgjit që nëpër shekuj linin tekste pas tekstesh mbi pergamena, po ashtu edhe Camaj punon ngulët në gjuhën e poezisë së tij, duke mbishtresuar shumë kuptimësi tekstore. Prandaj edhe librin e tij të fundit e titulloi “Palimpsest” (1991). Kjo do të thotë se në procesin e leximit të një poezie të tillë, nuk mund të identifikohet e të studiohet në të vetëm një tekst, por disa të tillë të mundshëm. Është pak a shumë si me ato kukullat ruse, të cilat mbajnë disa të tilla brenda vetes. Pra, është ajo gjendje poezie, ku pas çdo pamjeje, është një pamje tjetër dhe pas çdo kuptimi, vjen një kuptim tjetër. Kjo luhatje, ky dyzim, ky ambiguitet semantik (kuptimor), janë nga ato veçori tepër karakteristike të kësaj poezie. Kjo manierë artistike nxit pafundësisht rrugën e kërkimit, që është shpirti i çdo letërsie. Këto krijime janë konceptuar si ftesa për lexuesin, që ai të bëjë lexime të pafundme brenda të njëjtit tekst.Te poezia “Fjala” i thurret himn fjalës, kësaj mrekullie njerëzore. Pa pushtetin e saj, nuk do të kishte dije, nuk do të kishte art dhe komunikim mes njerëzve. Gjithçka do të ishte kaos dhe akullnajë. Pikërisht fuqia e saj i sfidon ato dhe i hap udhë progresit të njerëzimit. Në këtë rast mund të kujtohet një poezi e Naim Frashërit: “Lulja”. Ajo është lulja metaforike, ku nuk simbolizohet tjetër, veçse brishtësia, bukuria, sublimja, që shfaqen pas shumë transformimeve kaotike të krijimit të rruzullit të tokës – deri te mrekullia: mbirja e beftë e lules. Pra, përmes saj, nënkuptohet ai proces krijimi, sikundër Me vargjet e tij, Martin Camaj na shfaqet si poeti shqiptar më evropian, me rrënjët e ngulura thellë në kujtesën e një toke të pasur me mite e legjenda. Poezia e tij është një muzikë sugjestive e nëndheshme, që ballafaqohet me modulet dhe mënyrat shprehëse të lirizmit evropian e perëndimor, pranë poetëve të mëdhenj të shekullit tonë. \206

