Page 209 - Demo
P. 209


                                    vetë arti poetik, që është produkt dhe koncentrat i shumë kërkimeve e mundimeve krijuese. Te fjala, poeti sheh të mishëruar e të mbishtresuar gjithë vlerat e qytetërimeve shekullore. Duke qënë se në fjalë është mbartur gjithë eksperienca njerëzore, atëherë ndaj saj, kërkohet që të shfaqet përkujdesje e nderim, si ndaj diçkaje të shenjtë. Vetë Camaj, veçanërisht gjatë kësaj periudhe të krijimtarisë së tij, e përdori fjalën me mjeshtëri të rrallë, e gjeti atje ku ishte më e përkorë dhe e latoi me frymë poezie, duke i dhënë asaj një harmoni e kumbim, gati prej muzike. Muzikaliteti i kësaj poezie nuk është i toneve të zhurmshme, por i brendshëm, për pasojë, mjaft i thellë. Atë e krijon ritmi i vargut, gati si harmoni e ritualeve të shenjta, e krijon gjetja dhe vendosja e fjalëve nëpër pozicione tepër të sakta.Në fjalë sqarohet qiell e dhè bashkë...Kjo është deviza poetike e Camajt për të kuptuar e dëshmuar përgjegjësinë e peshës së fjalës, e cila, shtegton në librat e shenjtë, në cicërimat e fëmijëve, në veprat e dijetarëve, nëpër luftra e auditore, e deri te pena e poetit...Në tërësinë e vet, poezia e Camajt shfaqet mjaft e kursyer në anën vëllimore. Ajo realizohet maksimalisht sintetike (eliptike), shpesh deri në kufijtë e aforizmave poetikë. Kjo mënyrë e procedimit artistik ka kushtëzuar edhe fjalorin poetik tepër të përzgjedhur. Poezia e Camajt është shkruar në variantin e gegërishtes, duke shfrytëzuar me mjeshtëri të gjithë potencialin e saj shprehës, por duke mos mbetur në zona periferike të këtij dialekti. Për këtë arsye, kjo poezi e ka më se të mundur komunikimin e gjerë të saj me lexuesin. Poeti ka aktivizuar në veprën e tij edhe mjaft elemente të standardit të shqipes, gjë që dëshmon kulturë, vizion dhe vetëdije të lartë gjuhësore. Këto tri periudha të krijimtarisë së Camajt kanë të pranishme ndikimet prej vetë kulturave dhe përvojave që njohu pikërisht në ato vende ku ai pati rastin që të ishte në kontakt me to. Po të shpreheshim me gjuhën e arkeologjisë, poezia e tij ngrihet mbi tri kultura letrare. Nis me atë të fituar në kontakt me botën shqiptare, vijon me atë në Itali e pastaj në Gjermani. Këto përvoja, sigurisht që nuk mbetën të izoluara, por u harmonizuan dhe pasuruan njera tjetrën, duke i dhënë kësaj letërsie një përmasë sa universale, aq edhe origjinale. “Njeriu më vete e me tjerë” Kjo përmbledhje poetike u botua në Gjermani në vitin 1978. Ajo përbëhet nga tri pjesë: pjesa e parë pa titull; e dyta e titulluar: “Prej ciklit - Kangë të vjetra”; e treta: “Pleqnime më vete”. Në pjesën e parë hyjnë shumica e poezive të librit, kurse pjesa e fundit përfshin gjashtë proza të shkurtra poetike. Krijimet e përfshira në të i janë larguar thjeshtësisë e qartësisë së shprehjes të librave të parë. Në këtë vepër realizohet në mënyrë të plotë synimi i poetit për ta përsosur poezinë nga pikëpamja formale. Ai ndjek traditën e poezisë, që nuk i shfaq në mënyrë të drejtpërdrejtë idetë apo kredot sociale, kombëtare, morale etj., por që kërkon ngultas dhe arrin të përcjellë harmoninë, muzikën, kuptimin dhe kumbimin e thellë të fjalës. Në vështrim të parë, poezitë ngjajnë disi të përgjithshme, pa Camaj u kthehet gojëdhanave... pse duke u marrë me to, shprehte pikërisht shumësinë e zërave të gjallimit të shqiptarit nëpër kohë, të shkrirë me zërin e tij; depërtonte më thellë në problemet dhe në kundërthëniet konkrete, që bashkëjetonin brenda kësaj jete, por edhe përligjte traditën e pasur. Ngjarjet që rrëfehen, janë në esencë, shqiptim i konkretësisë ndërthurrur e njësuar me përmasën legjendare, gojëdhanore e mitike. Këtë gërshetim dhe njësim, autori e bën me shumë shkathtësi dhe në një nivel të lartë poetik.Anton N. Berisha207
                                
   203   204   205   206   207   208   209   210   211   212   213