Page 21 - Demo
P. 21


                                    Proza franceze deri në vitin 1956 ishte e pasur me personalitete dhe drejtime të ndryshme. Më të rëndëshishmit ishin: drejtimi fetar me F. Moriak (1885-1970) dhe L.E.C.G. Bernanos (1888-1948); drejtimi individualist me A. Malro (1901-1976) dhe Sen Ekzyperi (1900-1944); drejtimi surrealist me G. G. Bataj (1897-1962) dhe R. Keno (1903-1976); drejtimi ekzistencialist me Zh. P. Sartrin (1905-1980), Kamynë (1913-1959) dhe S. de Bovuar (1908-1986). Përveç tyre, nuk duhen harruar shkrimtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë nga drejtimet e mësipërme, si p.sh., shkrimtari më i famshëm i periudhës së tij L.F. Selin (1894-1961) dhe shkrimtarja përkthyese M. Zhërsnër (1903-1987). Në Gjermani, përfaqësuesi më i rëndësishëm “grupit ‘47”, i lindur në fund të luftës ishte H. Bël (1917-1985) me kryeveprën e tij Opinione të një klouni(1963). H. M. Remarku bën një analizë të qartë të luftës dhe të pasojave të saj, ndërsa austriaku S. Cvajg analizon fundin e perandorisë austrohungareze. Eksponenti kryesor i letërsisë së pasur ispanoamerikane është argjentinasi J. L. Borhes (1899-1986) me kryeveprat e tij Shtirje (1944), ku ndodhet edhe tregimi i famshëm Biblioteka e Babelit dhe Aleph (1949).Në Rusi, kryeveprat e periudhës së Stalinit ishin të autorëve të huaj për regjimin: M. Bulgarov (1891-1940) me kryeveprën e tij Mjeshtri dhe Margarita(1967) dhe nobelisti B. L. Pasternak (1890-1960) me kryeveprën e tij Doktor Zhivago (1957). Në Itali u vunë re katër drejtime letrare: romani mes klasicizmit dhe traditës moderne (E. Morante (1912-1985), Xh. T. Lampeduza (1896-1957); romani fantastik dhe surrealist (D. Buxati (1906-1972, T. Landolfi 1908-1979); romani psikologjik (R. Bilenki 1909-1989); romani realist dhe neorealist (I. Silone 1900-1978, V. Pratolini (1913-1991), A. Moravia (1907-1990). Në periudhën e tretë të letërsisë së shek. XX, në Francë lulëzoi “shkolla e vështrimit” dhe “romani i ri” me përfaqësues kryesor A. R. Grile. Shkrimtar i rëndësishëm i periudhës së tretë është Zh. Perek (1936-1982), ndërsa i periudhës postmoderne është M. Turnje (1924).Periudha postmoderneNë vitet ’80 të shekullit XX afirmohet në Evropë çeku M. Kundera (1929), me romanin Lehtësia e papërballueshme e qenies (1984), si dhe portugezi Zh. Saramago (1922-2010), me kryeveprën e tij Viti i vdekjes së Rikardo Reisit (1984). Në ShBA, pas perëndimit Stefan CvajgPikturë murale në kujtim të Hose Saramagos, shkrimtarit portugez që në vitin 1998 mori Çmimin Nobel për Letërsinë.19
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25