Page 210 - Demo
P. 210
ngarkesë kuptimesh dhe idesh të caktuara. Por ndërkaq, ato janë modele të përsosjes formale dhe poshtë kësaj strukture të endur mjeshtërisht, ndihen edhe ravgimet përmbajtësore. Por kërkohet që këto tekste të lexohen (receptohen) dhe pastaj të interpretohen me shumë vëmendje. Le të marrim si shembull poezinë “Trajta”. ...Trajtë e thjeshtë e lindunndër mundime prej guri, e përshkueme shtigjesh të parrahuname kambë ose patkoj.Pendël e lehtë në dukjepo e randë hekur në peshë,Tingull ose ngjyrëE kthjellët deri në dritë.Te kjo poezi bie në sy kredoja e poetit për të synuar triumfin ndaj trajtës (nënkupto: formës), që nuk është aspak punë e lehtë, por tepër e vështirë. Kjo pasi puna me fjalën, kërkon përkushtimin, frymëzimin, artin dhe mundin e madh të atij që skalit gurin dhe punon hekurin. Sigurisht, kjo kuptimësi, që mund të përvijohet dhe të specifikohet shkallëshkallshëm në vetëdijen e lexuesit, nuk jepet e gatshme. Ajo është e konturuar dhe përftohet përmes lidhjes tërësore të të gjitha elementeve përbërëse: detajit, imazhit, fjalorit poetik. Gjuha në këtë lloj poezie është tejet e përpunuar, duke synuar që të përqendrojë maksimumin e informacionit artistik në një minimum fjalori poetik. Kjo ka krijuar prirjen eliptike, fragmentare, që shkakton jo rrallë moskuptim të lehtë të kësaj poezie. Pikërisht kjo prirje, ka kërkuar ngarkesën e madhe figurative, ku shquajnë sidomos metaforat e simbolet. Korbi, lisi, breshka, gjarpri, bualli, dallëndyshja etj., janë simbole të hasura dendur në poezinë e Camajt. Ato dëshmojnë edhe mbështetjen e fortë në mitologjinë shqiptare, duke e plotësuar dhe funksionalizuar tharmin e tyre folklorik, me transmetimin e vizioneve të gjithëkohshme, universale. Poeti i kushton mjaft vëmendje ritmit të vargjeve, duke i krijuar me atë mjeshtëri sa poezitë fitojnë një harmoni të përkorë. Ato rrjedhin butësisht, megjithëse nuk kanë modele klasike të strofave të rimuara. Kjo arrihet madje edhe në disa nga prozat e tij poetike. Ato rrjedhin si poezi të mirëfillta. P.sh.: “Dita u sos në një hije... Hija e ndame prej të gjitha agimeve pushon, thëngjill i zi pa zjarrm. Hija s’ka shqisë pos pamjes për dritat e ndezura ndër shpella... Hija s’ka shqisë, vetëm sy për vete!” (“Hija”).Arkaizmi estetikNë poezinë e Camajt, vërehet një gërshetim i natyrshëm i imazheve të botës patriarkale e arkaike të Kush i afrohet poezisë së Camajt, pa i pasur të qarta relacionet midis gjuhës dhe poezisë, është i paracaktuar të mbetet jashtë saj, i pafuqishëm ose, nëse dëshirojmë të përdorim një vërejtje më pak eufemistike, jo të merret me strukurat e thella semantike, por të mbledhë pamje jashtëkohore të sipërfaqeve, gjë që për një poezi të definuar si “hermetike” do të paraqiste aspektin më të zbrazët. Mateo Mandalà (studiues arbëresh)Feja më e thellë e tij është besimi te fjala, skemat metrike dalëngadalë përbuzen në të mirë të ritmit dhe të forcës emotive, kujtesa ngrihet në elementin më të rëndësishëm kreativ, edhe më të rëndësishëm se imagjinata, po të kemi parasysh situatën e poetit atdhehumbur. Ardian Klosi208

