Page 212 - Demo
P. 212


                                    Le të ndalemi dhe te poezia “Fatkeqësi rrugore”:Plasi sirena shungullueshëmpërmes qytetit milionësh!Mordja udhëton bregut teposhtënë nji auto të lashtë me drita të fikunae mbi qindra ura telash të ndezunflakë.Poezia përcjell ndodhjen e një fatkeqësie kapitale, pra, gjëmën e një vdekjeje. Por pa dhënë asnjë adresim të përcaktuar, qoftë në kohë, apo në hapësirë gjeografike. Madje në këtë situatë, vetë titulli (“Fatkeqësi rrugore”) përcjell kumtin e fatkeqësisë së njeriut në të gjitha udhët e jetës, pra, në të tëra kahjet, në të tëra kohët. Prandaj jo rastësisht, vdekjen simbolike në poezi e mbart epiteti: “në nji auto të lashtë”. Ky imazh të sjell ndërmend lundrën mitologjike të Karontit, që i përcillte përmes lumit të vdekurit, për në botën e përtejme. Madje dhe numri i vargjeve në poezi, vetëm 7, nuk mund të merret si i rastësishëm. Vdekja e përcjellë në shtatë vargje, d.m.th. në shtatë ditët që përbëjnë kohën e madhe biblike të krijimit të botës. Dhe pastaj më tej kuptimi vijues: vdekja në shtatë ditët që krijojnë muajt, vitet, shekujt, mijëvjeçarët, kohën e pafundme. Pra, vdekja është vështruar nga poeti në shfaqjen e përjetshme, filozofike dhe jo në shfaqjen konkrete të saj, p.sh., si një aksident i zakonshëm rrugor, sikundër mund të të intrigojë në një vështrim të parë kjo poezi. Konceptimi i arkaizmit estetik është, pra, në funksion të përcjelljes së gjithkohshmërisë, çka e bën poezinë e M. Camajt të jetë një poezi e pambyllur, e pakornizuar, në kuptimin që ajo nuk respekton kohën e drejtpërdrejtë kalendarike, por atë universale. Të gjitha vlerat, dramat e dhimbjet njerëzore lëvizin nëpër gjithkohësi, ashtu siç lëvizin trupat qiellorë në hapësirat galaktike. Duke qenë një gjuhë mjaft e përpunuar metaforike, ajo mbetet përherë ftesë e hapur ndaj lexuesit të saj, për të qenë aktiv në interpretim.Proza Në krijimtarinë e Martin Camajt, vend të rëndësishëm zë edhe proza, ku përfshihen disa romane e novela. Edhe krijimet në prozë janë në vijimësi të stilit që shfaqin poezitë e tij. Kjo duket veçanërisht në rrafshin e strukturës së tyre, ku përparësi nuk marrin përshkrimet e ngjarjeve dhe të personazheve, por simbolika dhe kuptimësitë e shumëfishta nëntekstore, ashtu sikundër në poezinë e tij. Madje, duhet theksuar se disa vepra të autorit janë konceptuar si proza poetike, duke u paraqitur, në aspektin e konceptimit të tyre formal e përmbajtësor, si zhanre të ndërmjetme, pra, krijime mes poezisë e prozës. Kjo u vu re qysh në romanin e parë “Djella” (1958), të cilin autori e përpunoi dhe e pasuroi më tej pas 35 vjetësh, me vetëdijen për ta lëmuar më tej atë, në aspektin e mjeshtërisë. Siç vë në dukje E. Koliqi, “kjo prozë shpesh ndihet se asht mbarsun me poezi....”. Një vepër e rëndësishme është “Dranja” (1981), e kompozuar me një varg madrigalesh, që janë proza poetike, me përthyerje të mitikes dhe reales. Siç e pohon vetë autori, këto janë madrigale jo të tipit tradicional që synojnë të pasqyrojnë fatin e një frymori të papërsosur, siç është simbolikisht Breshka-Dranja. Përmes kësaj figure mitologjiko-realiste, autori koncentron një varg simbolesh të skajshme, që konvergojnë te mesazhi i përsosjes morale e shpirtërore, shumë i domosdoshëm, si në planin individual, ashtu edhe në atë kombëtar. Vepra i përcjell në shumë kahje mesazhet e veta për qëndresën, por edhe për të shmangur ngathtësinë, 210
                                
   206   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216