Page 213 - Demo
P. 213


                                    zvarritjen e mosarritjen në kohën dhe drejtimin e duhur. Apeli për vetëpërsosje është mjaft i ndjeshëm, megjithëse ai nuk del i artikuluar haptazi. Kjo, pasi është në kodin e Camajt, që vepra e tij të lexohet e të kuptohet “në heshtje e jo para mikrofonit...”, siç shprehej ai.Romani “Rrathë” (1978) ka në qendër fatin e individit në një shoqëri totalitare, me gjithçka tragjike që ai përjeton. Vepra përbëhet nga tri pjesë: Rrathë uji, Rrathë zjarri, Rrathë gjaku. Në vetvete, këta rrathë janë simbole të hierarkisë totalitariste, që kontrollon dhe depersonalizon individin dhe shoqërinë në tërësi. Pikërisht në këtë sfond të zymtë përjetohet kalvari i personazheve në vepër, të cilët, më së shumti, janë konceptuar të shenjëzuar në funksion të ideve, se sa si personazhe të vizatuara imtësisht në modelin figurativ. Te kjo vepër ndihet një stil naivisto-modernist, ku shumë gjëra thuhen e nuk thuhen, mbeten si të pambaruara apo pa logjikë formale. Ngjarjet dhe episodet përzihen e kapërcehen befas, duke mos ndjekur rrjedhën kronologjike, të përjetuara si në ëndërr. P.sh., Agoni jeton në fshatin e quajtur Ripë, pa e ditur as vetë se sa vite kanë kaluar që është atje. Dhe këtë, e merr vesh veç rastësisht, kur takon të birin 20-vjeçar. Krahas këtyre detajeve të procedimit sipas prirjes së absurdit, atmosfera diku primitiviste e diku surrealiste, e bëjnë veprën që të receptohet jo aq lehtësisht nga lexuesi. Gjithsesi, struktura specifike e këtij romani, është dhe duhet vlerësuar në harmoni me mesazhin e pasqyrimit të deformimit të jetës së njeriut në sistemet totalitare.Martin Camaj ka shkruar edhe disa novela.Dramaturgjia e Camajt Camaj ka lëvruar edhe gjininë e dramës. Janë të njohura dy drama të tij: \(1981) dhe \vdekjes së autorit në Kozencë të Kalabrisë, në një revistë arbëreshe, nga studiuesit Françesko Altimari dhe Anton N. Berisha.Në dramën \Luftës së Dytë Botërore. Është koha kur në Shqipëri nis të vendoset sistemi komunist me masat e njohura represive ndaj të drejtave të lirisë dhe të pronës së njeriut. Ngjarjet e dramës zhvillohen në një familje tregtare shkodrane, e cila përjeton kalvarin e bastisjeve ekonomike dhe të sfilitjeve shpirtërore. Veprën e tij autori e ka quajtur një lojë me dy pjesë. Pra, përshkruhet artistikisht drama dhe rrënimi i fatit të individit, që përcillen të nënkuptuara si një e keqe për fatin e gjithë shoqërisë. Ky është një vlerësim i mprehtë e realist mbi këtë realitet, të përjetuar dramatikisht nga njerëzit e kohës. Lexuesve dhe spektatorëve, ky mesazh nuk u përcillet përmes shprehjeve retorike, por krijohet dhe zbulohet natyrshëm, përmes zinxhirit të gjithë ngjarjeve skenike që rrjedhin nëpër pjesët e kësaj vepre.211
                                
   207   208   209   210   211   212   213   214   215   216   217