Page 215 - Demo
P. 215


                                    As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg.Gjindja me kambë të randa vraponkah dritaret e tingullit.Në sallën e koncertit edhe diktatorëtmarrin vesh masën e instrumentave.Ndëgjuesit veshë-imët mbyllën sytëe kapën currila pullazesh të lashta,Djegie qytetesh e drush të thata.në tempon e dytë gzhatshëm erapërkuli grunin deri në tokë.Në sallën e koncertit edhe dirigjentisymbyllë s’pau tjetër pos tingujshtë ndezun mbrenda nji rrotulle terri. FRAGMENTNata e koncertitSiç shihet, te kjo poezi ka një muzg simbolik njerëzor dhe tingujt e koncertit janë një lloj dritareje e mundësi për të dalë nga ky muzg. Autori nuk identifikon, as nuk interpreton haptazi se nga vjen dhe i ç’kohe është ky muzg. Muzgu simbolizon diktatorët, por pa i përcaktuar konkretisht ata. Pra, nuk kuptohet nëse bëhet fjalë për diktatorët e kohëve të kaluara apo për ata të kohëve të sotme. Për diktatorë që sundojnë me ushtri apo për ata që imponohen mbi fate njerëzish me ideologji e dhunë verbale. Mesazhi i poezisë përmblidhet te kërkesa për largimin e muzgut, pra, të largimit të një të keqeje sociale. Dhe, për ta kryer këtë mision, janë tingujt e muzikës, d.m.th. mjetet e iluminuara të kulturës e jo gjëmimet e armëve. Këto poeti nuk i shpreh drejtpërdrejt, por ato burojnë të nënkuptuara, ashtu si mund të burojnë edhe një varg idesh e përjetimesh të tjera.Edhe në këtë poezi ndihet gërshetimi i natyrshëm i imazheve arkaike të vendlindjes me konceptime poetike moderne. Janë pranë: peizazhi i borës së acartë që shtrin grurin në tokë, currilat e pullazeve, djegiet e druve të thata, gjurmët e njerëzve nëpër shtigjet e natës, me sallën e koncertit, muzikën simfonike, ritmin e instrumenteve... Këto krijojnë te lexuesi ndjesinë e një zotërimi tërësor të motivit të trajtuar, duke e përcjellë atë në shumë plane: nga aspekti i përjetimit historik dhe emocional.213
                                
   209   210   211   212   213   214   215   216   217   218   219