Page 216 - Demo
P. 216
Kuptojmë tekstin 1. Që në kohën e Platonit dhe Aristotelit është pranuar roli shumë i madh ndikues i artit. Si shprehet ky rol i madh në këtë poezi? 2. Në këtë poezi nuk gjejmë elemente të cilat përcaktojnë kohën historike dhe vendin gjeografik të asaj që rrëfehet. Përmendet muzgu si kohë dhe qyteti si vend. Pse poeti zgjedh të mos japë elemente identifikuese?3. Fjalë kyce në leksikun e poezisë janë: bora, muzgu, diktatori, dirigjenti, terri. Shpjegoni thelbin kuptimor të pranëvënies së tyre. 4. Në poezi përmenden diktatorët e popujve dhe dirigjenti i koncertit. Diskutoni për funksionin përmbajtësor të pranëvendosjes së tyre në poezi.5. Muzika ka një efekt të jashtëzakonshëm. Në këtë poezi përmenden tingujt e një koncerti, por edhe gruri që përkulet. Ku shkon poeti nëpërmjet përjetimit të tingujt? Çfarë mjedisesh ndërthuren në sfondin e kësaj poezie? Analizojmë përmes shembujve 6. Muzika bën që si spektatorët, ashtu edhe dirigjenti të mbyllin sytë. Çfarë nënkupton mbyllja e syve? A mendoni se ata janë duke provuar të njëjtat ndjesi? Argumentoni përgjigjen tuaj.7. Lexoni me kujdes dy vargjet e para: As bora nuk asht e bardhë në këtë muzg./Gjindja me kambë të randa vrapon. Shpjegoni kundërshtinë simbolike mes borës së bardhë dhe gjindjes që e bën pis atë. Fjala dhe përdorimi i saj 8. Në poezi janë ndërtuar një varg kontrastesh. Gjeni disa prej tyre dhe shpjegoni se çfarë ka synuar të shprehë autori përmes tyre.9. Hartoni një listë me fjalët dialektore të përdorura në tekst. Shkruani përbri tyre fjalën gjegjëse sipas standardit.10. Nënvizoni mjetet stilistike. Cila është figura letrare më e përdorur? Shpjegoni arsyen e përdorimit të saj.figura më e përdorur___________________________________________________funksioni_____________________________________________________11. Përshkruani në prozë imazhet që mund të jenë duke i sjellë muzika në mendje herioit lirik.Reflektojmë dhe kuptojmë 12. Përsë rrëfimtari, diktatori, dirigjenti dhe të gjithë ata që janë në sallë e kërkojnë shpëtimin nga muzika?13. Duke dëgjuar muzikë, shpirtrat njerëzorë fillojnë shtegtimin larg, nëpër kujtime dhe ndjesi të largëta. A është kjo një ikje nga e përditshmja, e interpretuar si dobësi, apo është një përpjekje për t’u kthyer në pafajsinë e tyre? Detyrë 1. Flisni rreth mënyrës nëpërmjet së cilës mund të bashkekzistojnë muzika dhe poezia. S T U D I M T E K S T I 214

