Page 217 - Demo
P. 217


                                    Mbas mjesnate hana derdhi rrezetprej majës së shkëmbit deri në lumë.Mbasi që u ngi në gjumëkëndon qokthi ndër rreze:sytë, dy pika uji, ndrisin dhe kangapikon në luginë, në terr.Dikush buzë lumit n’agim gjetisqepin e thyem të qokthit e tha:dam! Kqyre këtë tingull që rae plasi në gur.S T U D I M T E K S T I FRAGMENTMospërfilljeCamaj njihet për përdorimin e parabolave me shumë nënkuptime. Poeti i largohet identifikimit të një kohe reale dhe të një vendi konkret, me synimin për të universalizuar mesazhet. Ai duket se e largon rrëfimin në botën e shpendëve dhe prej andej e zgjeron nënshtresën kuptimore. Edhe shpendët që fluturojnë mbi tokë, mund të bien poshtë e të thyejnë sqepin në gur. Edhe njerëzit që janë lart, sado lart të jenë, në ndonjë moment mund të bien dhe të thyejnë sqepin-kokën.Një mënyrë tjetër interpretimi e kësaj poezie është edhe ajo që e ka burimin në legjendën e vjetër të “Qokut” ose “Qokthit”, e cila del në variante të ndryshme në zona të ndryshme të Shqipërisë, dhe me emra të ndryshëm personazhesh (herë si dy vëllezër, herë si një motër e një vëlla). Në qendër të saj është djali i mbetur jetim, i keqtrajtuar nga njerka, që pas përpjekjesh të dhimbshme, për t’i shpëtuar zhdukjes metamorfizohet në qokth. Vetmia dhe mospërfillja e bëjnë atë të metamorfizohet.Kuptojmë tekstin 1. Një nga interpretimet e poezisë “Mospërfillje”, është lidhja e saj me elemente të legjendës së “Qokut” (ose “Qokthit”)Përpiquni ta gjeni këtë legjendë dhe ritregojeni në klasë.2. Në këtë poezi hetohen: braktisja, mospërfillja dhe nata, të cilat ruhen nga modeli i legjendës dhe kanë organizuar lëndën e kësaj poezie. Shprehni përshtypjet tuaja të para, ç’vlera ju duket se marrin në këtë poezi këto tri elemente?  215
                                
   211   212   213   214   215   216   217   218   219   220   221