Page 218 - Demo
P. 218
Analizojmë nëpërmjet vargjeve3. Vargu “këndon qokthi ndër rreze” shënon një thyerje sintaksore. Zgjidhni përgjigjen e saktë.Kjo thyerje ka të bëjë me:a. thyerjen e rregullit natyror;b. ngritjen e zërit të poetit, i cili kërkon të këndojë nën rrezet e hënës (rrezet e diellit janë të mohuara);c. figurën letrare që krijohet, pra me figurën e inversionit;d. të gjitha pohimet e mësipërme janë të sakta;e. asnjë nga pohimet e mësipërme nuk është i saktë. 4. Vargjet: sytë, dy pika uji, ndrisnin dhe kanga/ pikon në luginë, në terr kanë të bëjnë më shumë me:a ndërprerjen e mendimit të lirë;b. mospërfilljen ndaj poezisë;c. dëshirimin e shumëpërmbajtur për ta shprehur këngën poetike;d. talentin në situatë të pafavorshme;e. të tjera (jepni mendimin tuaj).Reflektojmë rreth vargjeve6. Të gjitha fijet kuptimore që realizojnë këtë poezi nisin nga titulli dhe përfundojnë te titulli: përfillja thyhet. Tashmë, pasi keni punuar mbi poezinë, kthehuni edhe një herë te pyetja 2 dhe diskutoni përsëri: Ç’vlerë ju duket se merr në këtë poezi rifunksionalizimi i elementeve nga legjenda? Çfarë humb dhe çfarë fiton legjenda, e cila frymëzon këtë poezi? 7. Zgjerojeni diskutimin rreth poezisë duke ditur edhe fatin e veprës së Martin Camajt, deri në vitin 1990. Çfarë mendoni se ka të përbashkët Legjenda e Qokthit me pritjen e veprës së tij poetike në Shqipëri? Cilët janë çelësat që lidhin jetën e poetit me legjendën e rifunksionalizuar në këtë poezi? 8. Ne vërejmë se poezia nuk ka të dhëna konkrete për kohën dhe vendin ku zhvillohet ngjarja. Atëherë, përtej diskutimit të mësipërm, për fatin e Camajt si njeri dhe si poet, cili është rrafshi universal i mesazheve që përcjell poezia? Mundohuni të ndërtoni rrafshet kuptimore: atë të drejtpërdrejtë, atë vetjak dhe atë universal. 9. Provoni ta lidhni këtë poezi me titullin e vëllimit, në të cilin është përfshirë: Njeriu më vete e me tjerë.Fjala dhe përdorimi i saj 10. Në mëngjes, situata ndryshon. Dikush buzë lumit n’agim gjeti/sqepin e thyem të qokthit e tha: dam! Kqyre këtë tingull që ra/ e plasi në gurë. Këto vargje i referohen (rrethoni përgjigjet e sakta):a. thjesht plasjes së tingullit në gur;b. një përpjekjeje që është e destinuar të mbarojë vetëm kështu;c. një tingulli të veçantë, i çuar kot sepse humbet në terrin e natës; atë nuk e dëgjon askush;ç. Fjalës “dam”- një thyerje e beftë tingullore përmes një figure eufonikeDetyrë 1. Mesazhe të ngjashme duken se përçohen edhe te poezia tjetër e këtij poeti “Qokthi eci mbi sende”. Gjeni poezinë në të njëjtin vëllim poetik, “Njeriu më vete e me tjerë” dhe zhvilloni me shkrim komentin e saj.216

