Page 219 - Demo
P. 219
FRAGMENTNjë ditë e ka dhe korbiNë këtë poezi, dy janë fjalët më të hasura në përdorim leksikor e në funksion semantik: korbi, pëllumbi. Sigurisht, mes tyre ato krijojnë një raport kontrasti, kundërshtie: e mira - e keqja, e ulëta - sublimja, grabitqarja - paqësorja. Në këtë kundërshti kuptimësish, ndërtohen çiftet e fjalëve që shenjojnë veprime të kundërta: vallja e pëllumbave dhe korbi që s’lëviz (druan se prish ritmin e flatrave), gazullimi i pëllumbave dhe heshtja e korbit (druan se prish harmoninë e këngës)... Pikërisht në këtë pikë ngrirjeje të korbit (si në një shirit filmi të ndalur) e të lëvizjeve të hareshme të pëllumbave, e krijon tablonë e krijimit të vet poeti. Pra, nuk kemi një kundërshti radikale mes palëve, por një vendosje të atillë ku ato spastrohen e fitojnë një betejë së bashku. Duke e ndier veten pëllumb në shpirt, nuk fitoi vetëm korbi në këtë proces katarsisi shpirtëror, por fituan edhe pëllumbat, në kuptimin e rolit të tyre misionar kundrejt të tjerëve. Forma gramatikore dhe korbi shpreh qartë mundësitë e paskaj të triumfit të vlerave morale. Si një spirale kjo, që funksionon para së gjithash në shpirtin e njeriut, si pasojë e ndikimit të modeleve, hirësimit, katarsisit...Erdhi një korb te dheu i butë nën shkrepa.Ai s’dinte me ndjekun vallet e pllumbavepalë e palë nën hijen e ullive.E u ruente mos me lshuemun zames gazullimit të përgjithshëmpër mos me prishëritmin e flatrave ndër valle.Kur te e vona pllumbat kthyen në banesa,e ndieu vehten korbi pllumb në shpirt.S T U D I M T E K S T I Kuptimi dhe shpjegimi i tekstit1. Çfarë simbolizon korbi në jetën e përditshme, në mite, legjenda dhe përralla? Gjeni shembuj për të konkretizuar përgjigjen tuaj. 2. Duke u nisur nga poezia, ç’kërkon të thotë Camaj: çdo rregull ka gjithmonë përjashtime? Si mund të qëndrojë momenti, çasti, përballë përjetësisë?3. Çfarë gjendje emocionale i shkakton korbit vallja e pëllumbave? A ndihet ai krenar për atë që është apo dëshiron një herë të vetme të ishte dicka tjetër? 217

