Page 22 - Demo
P. 22


                                    Tema, motive të veprave në periudhën III dhe IV- Labirinti - Biblioteka (e pafund dhe e pakuptueshme)- Komploti (simbol i pushtetit)- Gjuha (interteksualiteti, elementi metapoetik ose metanarrativ)- Historia e së shkuarës e rikrijuar artificialisht- Rishkrim i gjërave të para, të thëna, të lexuara, - Fundi i përvojave dhe triumfi i virtuales dhe artificiales të brezit të humbur, në fund të viteve ’70 u zhvillua postmodernizmi, në krye të të cilit qëndron T. Pinçën (1937), vepra kryesore e të cilit është Ylberi i rëndesës (1976). Ndërkohë, suksesi i romanit Njëqind vjet vetmi (1967), i kolumbianit G. G. Markez (1928-2014), bëri të njohur në gjithë botën letërsinë latino-amerikane dhe realizmin magjik. Shkrimtarët e kësaj letërsie janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit janë gjithashtu edhe peruviani M. Vargas Josa (1936) vepra më e njohur e të cilit është Lufta e fundit të botës (1981), dhe argjentinasi H. Kortathar (1914-1984), i cili u bë i famshëm me veprën e tij eksperimentale Libri i Manuelit (1973). Letërsia bashkëkohore është në zhvillim dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Zhvillimi i kibernetikës dhe i informatikës, komunikimet në distancë në kohë reale, televizori, kompjuteri, faksi dhe interneti përhapën një mënyrë të re të përjetimit të kohës dhe hapësirës. Triumfi i botës virtuale, përparësia e simulimit dhe krijimi në realitetin e jetuar direkt, sollën prirjen për të shkatërruar përvojën reale. Bota e letërsisë, ashtu si dhe ajo reale, duket e ndërlikuar si labirint.Teatri botëror i shekullit XX Teatri i fillimshekullit XXNë shekullin XX, teatri u shndërrua në teatër të prozës me dy pole: nga njëra anë teatri vuri në qendër tekstin, nga ana tjetër ngriti lart komunikimin teatral, përfshi këtu elementet e vënies në skenë (nga mobiliet te dritat, nga mimika te makijazhi). Në këtë periudhë spikatën: 1. Luixhi Pirandelo që me humorin e tij zbulon tjetërsimin bashkëkohor. Në “teatrin në teatër”, me trilogjinë: Gjashtë personazhe kërkojnë autor, Secili sipas mënyrës së tij, Këtë mbrëmje recitojmë pa tekst, në saje të artificit, përpunon një teatër avangardist, që heton natyrën e teatrit si alegori të ekzistencës, duke prishur barrierën mes funksionit dhe realitetit. 2. Teatri ekspresionist që arrin kulmin në “teatrin e groteskut”, ku nuk veprojnë persona, por role, si p.sh.: babai, biri, bankieri, ushtari, i kthyeri nga lufta etj., si simbole dhe alegori me funksion antirealist. Personazhet nuk janë individë me tipare psikologjike specifike dhe individuale; ata nuk kanë emra dhe individualitet. Teatri ndërtohet me “stacione”, me skena të ndara njëra nga tjetra, ose me skena të shumëfishta (spektatori ndjek në të njëjtën kohë dy ose tri skena). Autorë të teatrit ekspresionist janë, përvec B. Brehtit: Xh. Kaiser (Nga mëngjesi në darkë), K. Sternheim (Tabula rasa), F. Bruknar (Rini e sëmurë), Ernst Toller (Njeriu masë) etj. 3. Teatri dadaist nuk kishte tekst për të recituar. Në përgjithësi, në shfaqjet teatrale të dadaistëve teksti mungonte; aktorët flisnin për hesap të tyre, monologët e tyre ndërpriteshin nga Statujë bronzi e nobelistit italian, Luixhi PirandeloRealizmi magjikTerm i përdorur nga kritika fillimisht në pikturë dhe më pas për disa shkrimtarë latino-amerikanë, të cilët në veprat e tyre përpiqen ta zbërthejnë realitetin për të zbuluar misterin e sendeve, të jetës dhe të veprimeve të njerëzve. Në veprat e tyre nuk e pasqyrojnë realitetin sipas parimeve të realizmit, por e trajtojnë në mënyrë të lirë e “të ekzagjeruar”, siç bëjnë surrealistët.20
                                
   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26