Page 220 - Demo
P. 220
4. Korbit i njihen role të ndryshme në letërsinë shqipe dhe botërore. Çfarë roli luan korbi në këtë poezi? a) Lajkatar.b) Mendjemadh.c) I përulur.d) Paralajmërues. Analizojmë përmes shembujve5. Gjithmonë janë të nevojshme modelet e mira për t’u përmirësuar ose për të ndryshuar. Analizoni vargun “e ndieu vehten korbi pllumb në shpirt” në këtë këndvështrim.6. Kërcimi ka luajtur rolin e spastrimit në shpirtin e korbit. Çfarë ndjesie dhe atmosfere përcjell vargu “ritmin e flatrave ndër valle”, ku përshkruhet ky kërcim?7. Nënvizoni në tekst fjalë që ndërtojnë kundërvënie.Detaje që shenjojnë të mirën, të bukurën, harmonikenDetaje që shenjojnë kontrast me të8. Shpjegoni nëntekstin e përdorimit të fjalëve që nënvizuat sipas ndarjes së mësipërme.E bukura ____________________________Kundërvënia me të bukurën _________________ Reflektojmë dhe vlerësojmë tekstin 9. Shpesh njerëzit kanë prirjen që t’i ndajnë gjërat në mënyrë të prerë: të mirën nga e keqja, të bardhën nga e zeza. Por nuk është gjithnjë kështu. Si e sintetizon poeti të kundërtën në poezinë e tij?8. Të ndierit e korbit pëllumb në shpirt vjen si një shpërblim që nuk u prishi kërcimin pëllumbave apo si rezultat i aftësisë që ai kishte për të vlerësuar gjërat e bukura?Fjala dhe përdorimi i saj 9. Në tekstin e Camajt gjejmë shumë fjalë dialektore. Shpjegoni kuptimin e fjalës gazullimit. Gjeni një fjalë sinonime me të që mund ta zëvendësojë. Detyrë 1. Korbi është një figurë e cila është e pranishme edhe në krijime të tjera të Camajt, por edhe të shkrimtarëve të tjerë të letërsisë botërore. Gjeni krijime poetike që kanë korbin në qendër të tyre. 2. Nga Ismail Kadareja, Camaj vlerësohet si poeti që ka hyrë metaforikisht në panteonin e letërsisë shqipe përmes portës së madhe. Po ju si mendoni: ç’vend zë Camaj në letërsinë shqipe? Argumentoni mendimin tuaj.218

