Page 221 - Demo
P. 221


                                    Është poet i dalluar për gjuhë të spikatur simbolike dhe thellim në botën lirike të njeriut. Motivi i shpeshtë i vendlindjes, mbetet një shenjë letrare me domethënie të fortë në këtë poezi. Ai motiv përcjell nevojën e njeriut për të bartur përherë në veten e tij kujtesën e gjërave. Metafora e kësaj kujtese, përcillet si forca gravitacionale që e ndihmon atë njeri ta ruajë pastër dinjitetin dhe lirinë e tij.Azem Shkreli Jeta dhe vepraMomentet kryesore të jetësAzem Shkreli është nga poetët më të njohur të letërsisë shqipe bashkëkohore. Krahas poezisë, ka lëvruar gjithashtu prozën, dramën dhe publicistikën.U lind në vitin 1938 në Shkrel të Rugovës, në Kosovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, e cila do të jetë një burim i vazhdueshëm frymëzimi gjatë gjithë krijimtarisë së tij letrare. Elemente, si: tema e dashurisë për vendlindjen, portretizimi i njeriut të truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, do të jenë gjithmonë të pranishme në veprat e tij. Shkollën e mesme e ndoqi në Prishtinë. Studimet e larta i kreu për Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filozofisë, në vitin 1965. Ardhja e Azem Shkrelit në letërsinë shqipe, në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të viteve gjashtëdhjetë, shënon një kthesë cilësore në teknikat krijuese letrare. Ai vlerësonte dhe u ndikua nga krijimtaria e Ndre Mjedës dhe e Migjenit. Me Migjenin e lidhnin zhgënjimet, dëshpërimet dhe preokupimet shoqërore, të cilat do t’i sintetizojë edhe në një poezi kushtuar këtij shkrimtari (“Me Migjenin”). Deklarata e tij: “Fajin a meritën që u bëra shkrimtar e ka Martin Camaj”, zbulon fijet e padukshme mes krijimtarisë së këtyre dy shkrimtarëve që ishin dashurues të vendlindjes. Si student, Shkreli kishte filluar të shkruante për gazetën e përditshme “Rilindja”. Më vonë ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe për periudhën 1960-1975, drejtoi edhe Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës. Ishte po ashtu themelues dhe drejtor në kinostudion Kosova-film, post që e mbajti deri kur u dëbua nga administrata e re serbe, në vitin 1991. Shkreli punoi pa pushim dhe nuk e humbi asnjëherë shpresën për arritjen e qëllimit kryesor, të pavarësisë së bashkëkombësve të tij shqiptarë të Kosovës. Tragjikisht, ai nuk arriti të përjetonte realizimin e ëndrrës së tij. Më 25 maj të vitit 1997, ai ndërroi jetë. Krijimtaria letrare e Shkrelit (poezi, prozë, dramë)Krijimtaria poetikeLibrin e parë me poezi, “Bulzat”, e botoi në vitin 1960, ndjekur më pas nga disa të tjerë, si:“Engjujt e rrugëve” (1963), “E di një fjalë prej guri” (1969), “Nga bibla e heshtjes”(1977), 219
                                
   215   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225