Page 222 - Demo
P. 222


                                    “Nata e papagajve” (1990), “Lirikë me shi” (1994). La në dorëshkrim përmbledhjen poetike “Zogj dhe gurë”, që u botua pas vdekjes së poetit. Me librin e tij të parë, “Bulzat”, A. Shkreli dha shenjat e një poeti mjaft të talentuar që po hynte në rugën e poezisë. Libri është i ndarë në pesë cikle: “Poema e pakryeme”, “Vallja e shkrepave”, “Elegji”, “Intimitet” dhe “Hoje”. Poeti këtu e shpall qartazi kredon e tij poetike se do të përcjellë në poezi shpirtin e njerëzve të shkrepave, pra, të malësorëve të vendlindjes. Përgjithësisht, ajo ishte një poezi ku zotëronte tematika e jetës së fshatit, me njerëzit bujarë, me jetën e tyre tradicionale dhe patriarkale. Notat idilike gërshetohen me vuajtjet dhe sfidat e jetës së malësorit, që i shtyn vitet në mënyrën më të skajshme: “…me kangë e vaj në buzë…”.Në krijimet e mëvonshme, e sidomos duke nisur me përmbledhjen poetike “E di një fjalë prej guri”, bëhet më e dukshme prirja refleksive. Kjo duket në prirjen për pasurimin figurativ të saj, por sidomos në këndvështrimet ndaj botës. Jeta e njeriut, tanimë shfaqet me një dimension më subjektiv. Ajo vështrohet më vertikalisht, duke vënë në lëvizje një skaner të sofistikuar artistik, për të depërtuar edhe tek imtësitë më të holla të jetës. Dhe përmes këtyre imtësive e detajeve artistike, arrihet që për lexuesin të bëhet më e pranishme dhe më mbresëlënëse bota e njeriut. Kjo ka sjellë që poezia e A. Shkrelit, siç e ka shprehur një tjetër poet i njohur (Ali Podrime), të ketë artikulim modern, që mund të mësohet, por është e pamundur të imitohet. Ai ishte poeti që ia kishte ënda të dëgjonte zëra lashtësie në pyllin e madh njerëzor dhe, prej atyre zërave, të zgjidhte pikërisht atë që i duhej.Te kjo përmbledhje ka mbetur emblematike edhe kredoja e poetit, e formuluar në trajtë sentencash poetike:Mos u bëj poet nëse s’mund të lindishMe secilin varg, të lindish me secilën fjalë…Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesishPër secilin varg, të vdesish për secilën fjalë…Këtu apelohet për atë art poezie, që vazhdimisht kërkon rrugë të reja të shprehjes së vet artistike. Po ashtu, për të dëshmuar se poeti duhet të jetë shprehësi i fjalës së zjarrtë poetike, por edhe mbajtësi dhe ruajtësi besnik i të thënave të saj, vetë A. Shkreli, në krijimtarinë e tij, e manifestoi këtë si moral të artit dhe moral të jetës. Poezia që ai krijoi, ishte porsi një antenë mjaft e ndjeshme. Ajo arrinte të përthithte e të rrezatonte me kapacitet të lartë, jo vetëm modele moderne të ligjërimit poetik, por edhe galerinë e pasur shpirtërore të njeriut të identifikuar si shqiptar, sikundër edhe të çdo njeriu tjetër, kudo në botë.Azem Shkreli është nga ata krijues që në poezinë e tij nuk ndoqi modele të artit mirëfilli formalist. Në këtë poezi marrin rol sidomos mesazhet e përcjella përmes vargjeve, po ashtu skalitja mjeshtërore e mjediseve dhe e marrëdhënieve njerëzore. Këto vizatohen me intensitet ndjenjash dhe emocionesh, duke transmetuar një atmosferë me tone të forta dramatizmi dhe elegjizmi. Veçse këto, nuk mund të thuhet se janë tone të një pesimizmi shkatërrues. Përkundrazi, mbartin kurajën e njeriut për të rezistuar e për t’u ringritur pas çdo beteje të jetës. Ashtu si zogu i feniksit, simbol i lashtë i transformimit, që digjet nga zjarri për të rilindur nga hiri i vet. Ja si e përshkruan poeti vdekjen e malësorit te një nga poezitë:Asnjë kokë përulurSe ja rrëxoni lisat[…]220
                                
   216   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226