Page 223 - Demo
P. 223


                                    Asnjë lot asnjëSe ja shterroni krojet[…]Ç’mendim i vrugëtÇ’mendim i ftohtë ndër vetullaLum ky çfarë vdekje “Vdekja e malësorit”Nënteksti buron natyrshëm dhe transmeton bukur ruajtjen e qëndresës së njeriut, përballë humbjeve të rënda me të cilat mund të përballet. Sepse ligështimi, dorëzimi para dhimbjes, e bën edhe më të rëndë dhe ricikluese vetë peshën e humbjes. Poezia e këtij krijuesi ka fuqinë e ideve, por nuk mungojnë edhe format e larmishme të shprehjes poetike. Përsiatjet, dilemat dramatike, vrojtimet psikologjike, të gjitha këto gjendje të kësaj poezie përcillen me një rrjet të dendur simbolesh e metaforash. Janë të pranishme shprehjet metaforike, të cilat emërtojnë edhe tituj poezish e ndonjë titull libri, si: këngë e dehur, meditim i kaltër, baladë muresh, psalm për Kosovën, udha e korbave, këngë me dritë, motive të verdha, qyteti pa qiell, imazh i pushkatuar, lirikë me shi, motiv gri, zjarr i fjetur, pagëzimi i fjalës… Prania e tyre krijon atë fuqi magjike që u jep atyre krijimeve shtysa përjetimi universal, të gjithëkohshëm. Në poezinë “Mbi det”, përmes konceptimit metaforik, nënkuptohet deti i madh i jetës. Pra, një det ky që s’i njihen dot skajet e shtrirjes, por as fundi i tij. Dhe shihet njeriu, i cili endet i pafuqishëm nëpër hapësirat e tij, larg brigjeve ku lëvrijnë peshkaqenë poshtë dhe peshkanjerëz lart. Përmes neologjizmës autoriale (peshkanjerëz), krijohet atmosfera e pasigurisë së njeriut nëpër kryqëzimet e kohëve sociale. Por kjo nuk është fiksuar si gjendja e vetme nëpër krijimet poetike. Në fund të fundit, gjithçka llogaritet artistikisht, në emër të besimit te triumfi i vlerave të larta njerëzore. Poeti e ka të patundur këtë besim, prandaj edhe ka arritur që ta ndërtojë në mënyrë humaniste përmes poezive të tij - atë murin e madh kinez të besimit te njerëzit.Azem Shkreli ka besim të fortë te fuqia e fjalës poetike, si forca përtëritëse e botës, që i sjell asaj përndritjen shpirtërore dhe katarsisin. Prandaj dhe e ka shprehur aq bindshëm e me forcë atë besim, kur shkruante se: Ç’u shemb shëmtie do ta ngrehin poetët…Poezia e A. Shkrelit dallohet për gjuhë të pasur figurative dhe për depërtimin mjeshtëror në botën lirike të njeriut. Ajo është e prirë të zbulojë shpirtin e tij të trazuar dhe dilemat dramatike, në përpjekjet për të ruajtur të pacenuara ndjenjat e lirisë dhe të dinjitetit. Krijimtaria në prozëShkreli lëvroi me sukses edhe prozën. Shumë të njohur janë romani “Karvani bardhë”,i botuar në vitin 1961, dhe libri me tregime “Sytë e Evës” (1965).Në vitin 1961, “Karvani i bardhë” u botua në formën e një skice roman dhe vetëm 35 vjet më vonë, në vitin 1996, do të botohet në formë përfundimtare. Ky roman karakterizohet nga një strukturë moderne rrëfimi, me një ndërtim të ndërlikuar, me personazhe të ravijzuara qartë. Romani ka në qendër të tij problemet dhe dilemat më të mëdha të kohës të zhvilluara në një mjedis real, në vendlindjen e shkrimtarit.Kur ky roman u botua në vitin 1961, Shkreli ishte akoma një gjimnazist i panjohur dhe kishte botuar një përmbledhje me poezi. Në letërsinë e Kosovës, proza ishte shumë pak e lëvruar, ndaj proza e Shkrelit u bë ngjarje letrare. Romani është një sintezë mes 221
                                
   217   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227