Page 224 - Demo
P. 224


                                    romanit të personazhit dhe romanit psikologjik. “Karvani i Bardhë” sjell një vizion tjetër mbi luftën. Mënyra e re e rrëfimit, realizimi kompozicional, si dhe shmangia e kufizimeve të deriatëhershme krijuan një model krejt të ri letrar.Ngjarjet në roman zhvillohen brenda 3-4 vjetësh, në periudhën e luftës, por ai nuk e trajton temën e luftës si një dëshmi të thjeshtë të atyre që e kishin jetuar atë. Nuk tregon as rrjedhën kronologjike të luftës dhe as ka aksion luftarak në kuptimin kronologjik. Lufta, jehona e së cilës ndihej akoma, nga autori i ri paraqitej ndryshe, duke e përqendruar vëmendjen te bota e brendshme e personazheve, për të dhënë situata dhe përfytyrime komplekse shpirtërore.Në qendër të romanit është figura e Dyl Mehmetit, një malësor rugovas, i njohur për trimërinë dhe burrërinë e tij, por që është kundër ndryshimeve. Në versionin e parë të romanit, Dyl Mehmeti paraqitet si një burrë i cili është një figurë e njohur në malësi për forcën e karakterit, por edhe për faktin se nuk i ka ndryshuar flamujt sipas pushteteve. Romani fillon me thyerjen e karvanit, si një sprovë fizike. Më pas thirrja për dorëzim e Dyl Mehmetit që nxit një refuzim të prerë prej tij. Që në fillim të romanit ai përballet me vdekjen, nëpërmjet humbjes së djalit, por ai shpejt e gjen forcën brenda vetes për t’u rebeluar. Ai futet në shpellë jo për t’u vetizoluar, por për të treguar forcën rebeluese. Në shpellën e Karvanit të bardhë ngujohen burra, historitë e të cilëve janë burimi dhe epiqendra e rrëfimeve për gjithë ata që janë jashtë saj. Pikërisht kur duket se Dyl Mehmeti është shndërruar në një figurë epike, të adhuruar, gati monumentale, autori e kalon në anën e pushtetit, e vesh me uniformën e mbretit. Ai shndërrohet në një figurë të cilën e kanë frikë dhe e urrejnë të tërë burrat e Rugovës dhe e adhurojnë në fshehtësi tërë gratë, sepse imazhi i tij u duket shumë erotik. Në botimin e parë, Shkreli nuk arriti t’i hapë udhë një konflikti tragjik të brendshëm të heroit të tij, të ruajë imazhin pozitiv të Dyl Mehmetit nga njëra anë dhe të kundërshtojë luftën e tij: pra, si të ruhet simpatia për të, dhe të refuzohet lufta që bën ai. Shkreli krijoi një personazh ku shfaqej mospajtimi dhe konflikti i brendshëm i imponuar. Jo të gjithë ata që bëjnë luftën e tyre, edhe pse kundër shumicës, mund t’i etiketosh thjesht të këqij. Zgjidhja e konfliktit të brendshëm në roman vjen nga jashtë. Dyl Mehmetit i vihet një njollë nga e kaluara. Edhe pse kështu, lexuesi asokohe e dalloi qartë vulën artificiale që iu vesh personazhit kryesor. Në botimin e vitit 1996, Dyl Mehmeti del i pastruar nga shpifjet dhe sajesat rreth tij. Ai del si një njeri i vërtetë, në përputhje me natyrën e tij etnike. Dyl Mehmeti është një personazh që nuk i fiton vlerat duke u kufizuar në kohë dhe hapësirë. Ai i sintetizon brenda vetes shtresime burrërore dhe tragjike të unit të vet. Është i bindur se bën luftën e vërtetë, ndaj në fund gjen forcë morale që t’u kundërvihet të gjithëve. Ai e ndien se lufta e tij është e drejtë, por e sheh se kundër asaj lufte janë të gjithë, ose pothuaj të gjithë. Një perspektivë e tillë, thelbësisht kontradiktore, e bën edhe më komplekse figurën e Dylit, e sprovon atë në rrafshe dhe situata të ndryshme, e ballafaqon me situata që mund t’i mbajë mbi shpatulla vetëm ai. Sprova e tij më e fundit dhe më e madhe, që e shpreh madhështinë e figurës, është ajo e ballafaqimit sy më sy me vdekjen, me të vetën dhe me vdekjen e të tjerëve. Romani është i ndërtuar në bazë të një rrëfimi të mirëfilltë klasik. Romani është ndërtuar si rrëfimi i historisë së personazhit kryesor, Dyl Mehmetit. Rrëfimtari është i gjithëdijshëm, dhe nga kjo perspektivë rrëfen duke ndjekur kronologjinë kohore. Lexuesi që e ka të qartë dhe të njohur fundin e luftës së Dylit, përqendrohet më shumë 222
                                
   218   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228