Page 225 - Demo
P. 225


                                    në tensionin dramatik të kryepersonazhit dhe të personazheve të tjera. Pra, fjala është për një luftë të humbur që në nismë. Dyl Mehmeti bart një filozofi të vetën. Luftërat mund të bëhen edhe me pushkë e nuk ka rëndësi kush fiton, e rëndësishme është të mos dorëzohesh, të mbash gjallë idenë e rebelimit. Lufta që fitohet përfundimisht, vjen vetëm pas një vargu betejash të humbura. Gjuha e rrëfimit në këtë roman është ana më e fuqishme e veprës. Gjuha e rrëfimit ka një fuqi të madhe, me tipare të të shprehurit herë lakonik, e herë të ftohtë deri në rreptësi, që çon në diskutime për çështje madhore, siç janë raportet jetë-vdekje, luftëpaqe, vuajtje-gëzim etj. Vepra e Shkrelit karakterizohet nga pasuria e madhe leksikore, nga një rrëfim modern letrar që sintetizon brenda vetes një filozofi specifike të malësorit. Gjuha e Shkrelit ka aftësinë për të dhënë imagjinaren dhe konkreten, tragjiken por edhe situata plot humor. Vepra e ribotuar e Shkrelit, më 1996, synon të plotësojë më tej figurën e personazhit kryesor, Dyl Mehmetit. Në rrethanat e ngjarjeve që përjeton Kosova në këto vite, autori arrin ta theksojë më tej dhe më drejtpërdrejt dimensionin patriotik të veprës. Personazhet dhe ngjarjet e përshkruara këtu e krijojnë mjaft besueshëm atmosferën e krenarisë dhe të qëndresës së shqiptarëve në trojet e veta.Shkreli ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në fushën e tregimit me përmbledhjen “Sytë e Evës” (1965). Në një sërë tregimesh të kësaj përmbledhjeje vërehet ndikimi i fuqishëm i traditës, në mënyrë specifike i shkollës letrare të Shkodrës. Në këto tregime të Shkrelit, gjuha e përdorur përshtatet shumë mirë me subjektet, me mendësinë e personazheve, me koloritin e ambientit rural, por edhe me përvojën e këtij autori në kohën kur i shkroi. Tregimet që shfaqin ndikimin nga tradita janë: “Sytë e Evës” (njëra linjë e rrëfimit), “Bjezga”, “Trungjet”, “Buka” dhe “Mëkushti”. Në këtë përmbledhje bëjnë pjesë edhe disa tregime në të cilat ndihen ndikimet nga prirje letrare bashkëkohore, të cilat në ndonjë rast nuk i përshtaten gjuhës dhe stilit të Shkrelit. Te tregimi “Puthja në bronzë” ndihet ndikimi nga realizmi socialist, në tregimet “Njerëzit dhe hijet” dhe “Kulla e Ajfelit” ndihen elementet e prozës psikologjike etj. Në këtë grupim të dytë, Shkreli trajton fatet e personazheve jo më nga jeta rurale, por nga jeta urbane e kohës. Në këtë përmbledhje kemi dhe tregime, të cilat mbajnë në vete nota të forta të përjetimeve të moshës, pasione shpesh tragjike, si: “Udhëtarët”, “Njerëzit dhe hijet”. Tregimet më të mira të Shkrelit janë ato që mund të konsiderohen si vazhdim i traditës letrare, sepse në to shkrimtari është më i lirshëm, më i natyrshëm, me përshkrime lirike autentike. Vepra dramatikeAzem Shkreli, përveç poezisë dhe prozës, krijoi edhe në gjininë e dramës. Në këtë gjini Shkreli ka lënë dy vepra, “Fosilet” (1968) dhe “Varri i qyqes” (1983). Të dyja këto vepra janë dramatizime të krijimeve të tij letrare. Drama “Fosilet” është dramatizim i romanit “Karvani i bardhë”, ndërsa “Varri i qyqes” dramatizim i tregimit “Helmeta”. Drama “Fosilet” i rri shumë besnik tekstit që dramatizon, ndërsa “Varri i qyqes” largohet shumë nga tregimi të cilin ka në bazë. Shkreli është edhe bashkautor i skenarit për filmin artistik “Kur pranvera vonohet”, që trajton Luftën Nacionale Çlirimtare të partizanëve të Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore. 223
                                
   219   220   221   222   223   224   225   226   227   228   229