Page 227 - Demo
P. 227


                                    Kjo është një përmbledhje poetike, e krijuar dhe e botuar (1994) në një kohë kur poeti e ka kristalizuar profilin e vet krijues. Prirja e krijimeve të mëparshme poetike, me ligjërim të pasur figurativ dhe me përjetime dramatike të fateve të njeriut, tani bëhet më e spikatur. Veçse këtu, shfaqen më të adresuara motivet e trajtuara. Situatat tejet të vështira për njerëzit në Kosovë, gjejnë shprehjen e tyre në vargjet e poetit. Tashmë, lirika ia lë më së shumti vendin epikës e cila, mund ta shpalosë në mënyrë më të plotë dramën e një populli, nën shtypje e mizori. Ka mjaft poezi me këtë motiv, si:Letër atdheut, Motiv me Kosovë, Një minutë heshtje, Lirikë për lirinë, Psalm për Kosovën, Nokturno për zogun etj. Në këto poezi ndihet mjaft meditim, dhimbje e drama të shkaktuara prej barbarive të kohëve moderne. Netë thikash, lehje tytash…, shkruan poeti plot pezm e ironi therëse për këto kohë absurdi, ku qyteti ka mbetur dhe pa qiell. Një qytet pa qiell do të thotë se është jeta e humnershme pa ëndërra, pa horizonte e pa shpresë.Kjo atmosferë e zymtë që përcillet në poezi, është në harmoni me këto motive, të cilat vijnë prej realiteteve të rënda sociale. Ato janë kronika të gjalla poetike, të cilat poeti duket se nuk e ka pasur të vështirë t’i zbulojë e t’i rikrijojë artistikisht. Sepse ato gjenden kudo, janë bërë fytyra e kohës. Dhe veç e kundërta e tyre, normaliteti, është rrëgjuar dhe zhvlerësuar.Ky libër është cilësuar nga kritika si vajtim poetik i autorit. Por ky nuk është një vajtim që përcillet prej situatash personale. Këtu marrin përparësi refleksionet mbi dramat kombëtare.Një zot e di ku isheKur u ndanë shpendëve qiellin.Me gjuhë alegorike, poeti apelon për padrejtësitë historike që u bënë ndaj popullit të vet, ndaj Kosovës. E detyruan atë popull që të ishte zog pa asnjë këngë. Por ai u bë etje e vetëtimave, pra nuk u pajtua me amnezinë që deshën t’ia impononin. Ai mbeti përherëi bukuri, i kreshpëruari, kuqeziu…, shkruan poeti, duke i bërë vendit të vet portretin e të pamposhturit. Sepse bijtë e tij i kanë dalë për zot. Prandaj mes tyre, janë përherë të pranishëm e nuk mund të mungojnë dhe heronjtë e historisë. Ata prijnë si kujtesë dhe amanet i patretur.Poeti e shfaq bukur kujtimin dhe autoritetin e tyre të epërm. Kujtimi i tyre përcillet si një parakalim solemn në paradën e historisë. Në këtë çast, në pritje të mbërritjes së tyre, duhet të ndodhë vetë e pamundura. Heronjtë po parakalojnë, prandaj le të ndalet koha, të ndalet po ashtu rënia e shiut, vetë mosha në trup të njeriut të ndalet. Le të ndalet lumi dhe udha të ndalet në udhë… Kjo ngrirje e gjithçkaje shpreh metaforikisht besimin se tashmë është koha e heronjve, e luftëtarëve. Tashmë, janë ata që e kanë marrë në duart e tyre fatin e vendit. Dhe ky është ogur i mbarë. Është siguria për të dalë nga ky terr e nga ky kaos social.Duke aspiruar për lirinë e popullit të vet, poeti mbetet në pozita humaniste. Nuk fyen asnjëherë popuj të tjerë, për llogari të atyre padrejtësive që kanë bërë klikat e tyre udhëheqëse. ANALIZË E VEPRËSLirikë me shiNë strukturën e poezisë së tij, janë të shpeshta togjet dhe formulimet e tilla, si: fjalë prej guri, fjalë prej zjarri ose të lindësh me secilën fjalë, të vdesësh për secilën fjalë etj. Duke kënduar me besimtari këngën e tokës sonë të mirë e të pagojë, përkatësisht duke dashur t`i japë zë heshtjes dhe memecllëkut të saj shekullor, poeti premton: Do ta shtrydh fjalën derisa gjak t’pikojë…Agim Vinca, studiues, poet225
                                
   221   222   223   224   225   226   227   228   229   230   231