Page 228 - Demo
P. 228
Vendi i të parëve, prej poetit identifikohet simbolikisht me zogun, i cili, nuk kërkon tjetër, veçse hisen e vet në qiellin e paanë. Dhe kjo vjen si një kërkesë natyrale sepse:Mijëra viteRrjedh ujëShqipPo e thellëPo e madhe etjaE shqipeveKëtu e te deti. (Drini)Metafora se në këtë vend prej mijëra vjetësh rrjedh ujë shqip, e jep bukur dhe me emocion përmasën e identitetit të popullit të vet. Ky identitet është aq real dhe i pashkatërrueshëm prej askujt, ashtu si dhe vetë ligjet dhe dukuritë e përjetshme të natyrës. Etja e madhe e shqipeve këtu e te deti, dëshmon po ashtu përmasën e pasionit të madh e të pandalur të shqiptarit për liri e progres. Vetë prania e detit në vargjet e poezisë, e zgjeron ndjesinë e përmasës pa kufi të këtij pasioni.Titulli i librit, “Lirikë me shi”, e shpalos si lajtmotiv dhimbjen dhe pikëllimin që ka përfshirë vendin e kryqëzuar nga mizoritë e pushtuesit. Është një shi i pandalur, që figurativisht të sjell në mendje lot mallëngjimi, që i dërgojnë shpirtrat nga lartësi të lashta. Dhe pas motit me shi, pritet të vijë patjetër dita me qiellin e pastër si loti i fëmijës. Ky besim buron si një gurgullimë e ujërave të nëndheshme në tërë poezitë e kësaj përmbledhjeje.…Shi, apo i fëshfërijnë diç shqip shqiponjatShoqja-shoqes në Shkumbin e në Mal të SharritShi, apo fytyrë e frymë na zu me flokë RozafaBimëve në Shkodër po u shëngjergjet shtati… (“Lirikë me shi”)Në këto vargje, rrjetat e shiut bashkojnë poetikisht tërë hapësirat e trojeve shqiptare. Për t`u këmbyer pastaj poetikisht ato me flokët e Rozafës së Shkodrës. Ajo është floknaja që deh zemrat dhe shpirtin e trazuar të njerëzve. Një dehje e brendshme shpirtërore, që vjen si prej të kremteve, kur shpërthen rilindja dhe hareja e njeriut. Vargjet e Shkrelit nuk karakterizohen nga euforia, as nga përdorimi i tyre si dëshmi a mjet për t’u përbetuar për atdhetarizëm. Ndonëse dashuria për atdheun është një fill tematik që shtrihet në të gjithë krijimtarinë poetike të Shkrelit, ai e përball lexuesin me problemet që kemi ne me veten, me veset individuale dhe kolektive. Poezitë e tij janë të frymëzuara nga ngjarjet dramatike në Kosovë, sidomos në vitet nëntëdhjetë. Pavarësisht dhimbjes së thellë për fatin e keq të kombit të tij, vargjet e tij shpërfaqin besim dhe shpresë për përmirësimin e situatave. Si shembull i trajtimit të temës së atdheut, në këtë përmbledhje mund të merren poezitë “Lirikë për lirinë”, “Motiv me Kosovën”, “Vargje me Vlorën” etj. Poezia e Shkrelit karakterizohet nga dendësia e mendimit, e cila vjen nga ndjeshmëria e madhe që shfaq poeti ndaj fjalës. Fjala në poezi merr përsipër të bartë mendimin dhe shqetësimin poetik të poetit, njëkohësisht të sintetizojë brenda vetes vizionin për botën. Në përmbledhjen “Lirikë me shi”, gjendet edhe një poezi e një lloji të veçantë, me titull “Estetikë”, që mund të konsiderohet një autobiografi Tek unë gjithmonë ka zgjuar kërshërinë shkrimi i poezisë meditative të Shkrelit, ku ngre filozofinë jetësore mbi kodin e fortë etik të njerëzve pakfjalë e që e voli nga një ambient i akullt e gati hyjnor… Azem Shkreli ishte një kërkues i rrallë i fjalëve, i strukturave, i formave. Pikënisje të ideve kishte ndonjë imazh a lëvizje – shenjë të lartësive të Rugovës nga e kishim parë edhe Rrafshin e Kosovës si në shuplakë dore. Ndjenjë të tillë kisha edhe në Majë të Tomorrit. Më ishte bërë se tërë Shqipëria, lëvizte e frymonte në shuplakën time të hapur. Ali Podrime, poet226

