Page 229 - Demo
P. 229
Studim tekstipoetike. Në të Shkreli tregoi se ai kishte mënyrën e tij për të kuptuar fjalën, në një marrëdhënie në të cilën merrte dhe i jepte asaj. Ai merr aftësinë të shprehet nëpërmjet saj, por dhe e pasuron atë me kuptime dhe e vë në korelacione të reja. Fjala estetikë ka kuptimin e së bukurës për të cilën ka kuptim jeta. E bukura ishte qëllimi i tij, por koha dhe hapësira në të cilën ndodhet poeti e ngushtojnë përpjekjen e tij. Poeti po kalon në një çast që përshkruhet në vargun Njerëzit dhe shkërbëra qenërisht më ndërsehen, që ngjan me britmën e tij. Poeti nuk do që përpjekjet e tij të shkojnë kot. Ai kërkon që të realizohet ëndrra që ai ka për të ardhmen, e cila ka në bazë të saj lirinë individuale dhe atë të kombit të tij. Në kala time guri, në kryqin tim mbërthehem/as shpëtim nuk dua, as kot nuk më vdiset, poeti nuk pranon të jetojë duke pritur vdekjen në shtrat, por duhet të mbijetojë duke sakrifikuar. …poeti drejtohet nga bibla e heshtjes, pra nga magma e krijimtarisë, e cila për poetin është bibël, kur dihet se nga heshtja si ikje nga pompoziteti, lind frymëzimi dhe poezia… Nysret Krasniqi, studiues1. Në cilën fazë të krijimtarisë së tij e shkroi Shkreli librin me poezi “Lirikë me shi”? Çfarë e karakterizonte poezinë e mëparshme të autorit? Po në këtë libër, ç’risi sjell?faza e krijimtarisë në të cilën u shkrua vepra ________________________________karakteristikat e poezisë para “Lirikë me shi” karakteristikat e poezive te “Lirikë me shi”2. Lirika në libër, ia lë më së shumti vendin epikës. Si mendoni, përse autori ka proceduar kështu? 3. Përshkruani sfondin politik dhe social në të cilin Shkreli shkroi këtë libër. sfondi politik (me fjalë kyçe) sfondi social (me fjalë kyçe)_______________________ ________________________________________________ ________________________________________________ ________________________________________________ _________________________4. Ç’vend zë atdheu dhe historia në poezitë e përmbledhjes “Lirikë me shi”?5. Shpjegoni si e kuptoni përcaktimin që i është bërë librit me poezi “Lirikë me shi”, si vajtim poetik i autorit.6. Cila është tematika mbizotëruese e poezive të kësaj përmbledhjeje? A ndryshon nga tematika e përmbledhjeve të tjera me poezi të Shkrelit? 7. Analizoni kuptimin e sentencës poetike: Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh për secilin varg, të vdesësh për secilën fjalë…8. Në krijimtarinë e këtij poeti, ndeshet edhe vargu: Ç’u shemb shëmtie do ta ngrehin poetët… Komentoni vlerësimin që ka autori për misionin e poetit në shoqëri.9. Përshkruani portretin e malësorit te poezia “Vdekja e malësorit”. Si e kuptoni vargun përmbyllës: Lum ky çfarë vdekje.10. Cila prej poezive të përmbledhjes poetike “Lirikë me shi”, mund të konsiderohet si autobiografi e poetit? Cili është motivi i kësaj poezie?Detyrë 1. Në vepër transmetohet ëndrra e poetit për të ardhmen, në rrafshin personal dhe në atë shoqëror. Si jepen këto rrafshe në raport me lirinë? Po me njëri-tjetrin?227

