Page 23 - Demo
P. 23
debatet me publikun, debate që jo rrallëherë përfundonin me fyerje. Një ndër dramat që u vu në skenë nga autori, T. Cara, bashkë me dadaistët e tjerë ishte “Aventura e parë qiellore e zotit Antipirina”.Teatri botëror pas viteve ’30 të shek. XX. Në perspektivën e ndryshimit dhe të transformimit të dramaturgjisë së vjetër, artistët rikrijuan një komunikim të thellë mes skenës dhe publikut. Francezi Antonin Arto (1896-1948), teoricien, aktor, regjisor, i besoi aktorit një rol katarstik, thuajse ritual. Ai formuloi idenë që teatri është nevojë dhe domosdoshmëri. Në fund të viteve ’30, iu kushtuan teatrit eksponentët kryesorë të ekzistencializmit, Zh. P. Sartri dhe Alber Kamy. Dramaturgu gjerman Bertolt Breht, në veprat e tij analizoi realitetin kapitalist edhe në nivel teorik, në kundërshtim me konceptimin aristotelik të teatrit si katarsis, propozoi të ashtuquajturin “defamiljarizim” të teatrit “epik”, me kritikën dhe qëllimet edukative. T. S. Elioti shkroi dramë në vargje, sipas shprehjeve popullore dhe spontane. Në ShBA teatri afirmohet përfundimisht nga vepra e suksesshme e Tenesi Uilliamsit dhe Arthur Milerit. Në Spanjë, autori më i madh i dramave ishte poeti F. G. Lorka. E. Jonesko dhe S. Beket e kthyen skenën teatrale në një vend të zhveshur të ekzistencës absurde, bosh, pa kuptim, ku tingëllon fjala pa kuptim, gjurmë e vetmisë së dëshpëruar të njeriut. Teatri i absurdit të Beketit zbulon pakuptimësinë radikale të ekzistencës falë “alegorive boshe”. Nobelisti italian Dario Fo, me teatrin shëtitës, risjell aspektin social, të qeshurit, polemikën politike.1Studim teksti1. Cilat janë ngjarjet më të rëndësishme, historiko-shoqërore para dhe pas Luftës së Dytë Botërore? Çfarë pasojash sollën dy luftrat botërore në realitetin shoqëror? Përshkruani shkurtimisht kushtet në të cilat u zhvillua letërsia e kësaj periudhe.2. Periudha nga viti 1925 deri në vitin 1956 ndahet në dy faza nga Lufta e Dytë Botërore. Shpjegoni karakteristikat kryesore të tyre (Si njihen? Si emërtohen dhe përse emërtohen kështu?).Faza 1______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Faza 2______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3. Çfarë qëndrimi mbajtën shkrimtarët ndaj luftës?4. Krahas prirjeve avangardiste, çfarë prirjesh të tjera u shfaqën? 5. Përse rikthimi i realizmit ishte i vështirë?6. Cilat janë llojet letrare të lëvruara gjatë kësaj periudhe?7. Renditni emra autorësh të cilët patën ndikim në letërsinë e shekullit XX. Veçoni disa nga veprat më të njohura të tyre.8. Në ç’aspekte sollën risi prozatorët e kësaj periudhe? Cilat elemente i rimorën nga proza e avangardës?9. Ç’lloj strukturash përdorën romancierët e shekullit XX? ____________________________________________________________________________ ____________________________________________________________________________ 1Për më tepër shih në f. 234-23621

