Page 230 - Demo
P. 230


                                    Mos shkruani sot poeziAs heshtjen si unë mos e shkruaniNdizeni një varg si qiriDhe zjarrin e së pathënës e vuaniDëgjoni si vuan e pathënaE beftë, e bukur. PoeziS’është lot i qiriut as hënaËshtë push i një etje dhe shiKënga pa miqPoezia është shkruar në kohën kur shprehja hapur e mendimeve dhe ndjenjave të krijuesve, jo vetëm që nuk ishte e ligjëruar, por mund t’u sillte edhe pasoja personale. Poeti i vuan gjërat e pathëna sepse e bëjnë të ndihet keq. Ai dëshiron t’i ndryshojë gjërat, prandaj nuk mund të heshtë. E pathëna është një nga temat më të shpeshta në poezinë e Shkrelit, e cila i shkakton poetit dhembje dhe vuajtje të përhershme. Poezia tingëllon si një udhëzues për kolegët (poetët e kohës së tij). Ajo fillon me dy udhëzime-ndalesa (Mos shkruani sot poezi/ as heshtjen si unë mos e shkruani) prej të cilave zënë fill udhëzimet e tjera (Ndizeni një varg si qiri/ Dhe zjarrin e së pathënës e vuani/ Dëgjoni si vuan e pathëna) që do t’u vijnë në ndihmë kolegëve-poetë për të përballuar këtë situatë heshtjejeUni lirik kërkon të tjerë, me të cilët të ndajë dhimbjen që i shkaktojnë atij të pathënat. E pathëna në poezinë e Shkrelit, është një sfidë që artikulohet në vargje, një sprovë e vetvetes. E pathëna sintetizohet në poezi, e cila për Shkrelin është gjithçka. Fjala mund të bëhet shpërthim, por mund të jetë edhe urti. E pathëna nënkupton nga njëra anë robërim të fjalës, mungesë komunikimi, por në anën tjetër e pathëna flet nëpërmjet heshtjes. FRAGMENTS T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti 1. Si e kuptoni titullin e poezisë? Përshkruani ndjesitë që përjetoni kur jeni vetëm.2. Renditni motivet që janë trajtuar në poezi. 3. Si e kupton poeti artin në përgjithësi dhe poezinë në veçanti? Nënvizoni detajet që lidhen semantikisht me fjalën poezi.Poezia 228
                                
   224   225   226   227   228   229   230   231   232   233   234