Page 232 - Demo
P. 232
Koha në kohë Le të ndalet, shiu në shiMosha në trup të njeriutLumi le të ndaletNë lumë dhe udha në udhë Le të rritet vetëm tërfiliFryma frymë të mos marrë, as floku të bardhëAta po parakalojnë.Një minutë heshtjeNë këtë lirikë më i rëndësishëm është krijimi i një gjendje heshtjeje dhe pezull, e cila sugjeron në mënyrë të tërthortë, por jo prerazi. Poezia, e ndërtuar mbi një element filozofik, nxit meditim te lexuesit. “Një minutë heshtje” është si një poezi lirike në të cilën me një gjuhë sintetike dhe koncize, Shkreli kërkon meditimin rreth asaj që nuk mund të ndalet, kohës. Një minutë respekti për vitet që shkojnë, për atë që s’është më e nuk kthehet pas. Një minutë heshtje për ata që u larguan, nuk janë më pjesë e bashkekzistencës. Koha ecën dhe e lë gjurmën e saj jo vetëm te njerëzit, por edhe te bimët, kafshët, te ndryshimi i rrjedhës së lumit, te lëmimi i relievit gjeografik. Një minutë heshtje, gjatë së cilës njeriu nuk duhet të mendojë për hallet e tij, as për ngazëllimin e ditës, por të shkojë përtej tyre. Elementët që shfaqen në poezi nuk kanë të bëjnë vetëm me njeriun ose vetëm me natyrën, por janë një sinkretizëm i natyrës materiale dhe njerëzore. FRAGMENTKuptim dhe shpjegim teksti 1. Në çfarë situatash përdoret shprehja një minutë heshtje në jetën e përditshme? Cila është ndjesia e parë që të krijohet nga titulli i poezisë? 2. Çfarë nënkupton lutja për të heshtur një minutë në këtë poezi?3. Njeriu mund të ndalojë së foluri, së qeshuri, mund t’i ndryshojë drejtimin lumit, udhës, por diçka është e pamundur ta ndryshojë. Çfarë është ajo të cilën nuk mund ta ndryshojë askush, së cilës i këndon poeti në poezi? 4. Poeti kërkon që gjithçka të ndalojë, me përjashtim të tërfilit që është simbol fatsjellës dhe i begatisë; është gjithashtu edhe simbol i unitetit të trupit të vdekshëm dhe shpirtit të pavdekshëm. Çfarë lidhje ekziston mes tërfilit dhe atyre që parakalojnë? S T U D I M T E K S T I 230

