Page 233 - Demo
P. 233
Analizë përmes shembujve 5. Në poezinë “Një minutë heshtje” përmendet shiu që shfaqet si simbol në shumë poezi të Shkrelit. Shiu është përmendur thjesht si një dukuri atmosferike, apo nënkupton diçka tjetër?6. Vargjet e Shkrelit karakterizohen nga sintetizmi dhe konciziteti, gjë e cila duket edhe në poezinë “Një minutë heshtje”. Çfarë rrjedhojash ka përdorimi i kursyer i fjalëve në poezinë e Shkrelit? Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Si shkrihen elementet natyrore dhe ato njerëzore në vargjet e Shkrelit?elemente të natyrëselemente njerëzore 8. Pasi keni lexuar me kujdes poezinë “Një minutë heshtje”, argumentoni nëse kemi të bëjmë me një lirikë tradicionale apo moderne.elementet tradicionale në poezi elementet moderne në poezi_____________________________ __________________________________________________________ __________________________________________________________ _____________________________Fjala dhe përdorimi i saj 9. Evidentoni figurat letrare dhe interpretoni kuptimin e tyre.Figurat letrare Interpretimi kuptimor10. Ritmi në poezi rrjedh i pashkëputur në vargje. a) Si e ndërton poeti ritmin dhe muzikalitetin?b) Ashtu si në ritmin e një parakalimi solemn, shpjegoni se cilët mund të jenë ata që parakalojnë.11. Si lidhen nga ana kuptimore fjalët kyçe: kohë, moshë, lumë, udhë?12. Vini re formën e poezisë. Çfarë ju bën përshtypje? A është kjo një zgjedhje e qëllimshme? Nëse po, shpjegoni arsyen e kësaj zgjedhjeje.• lloji i vargut _____________________• lloji i strofës_____________________• arsyeja e përdorimit të tyre__________________________________________________13. Poeti kujton se gjithçka tjetër duhet të ndalet përpara këtij parakalimi. Si mund të kuptohet nga ju kjo lloj ngrirjeje, kur autori nuk jep asnjë sqarim rreth saj?Detyrë 1. Hartoni një ese mbi vargun e A. Shkrelit: Shiko në qiell dhe rritu.231

