Page 234 - Demo
P. 234


                                    Ditiramb1Ditiramb është një poezi e botuar në përmbledhjen poetike “Engjujt e rrugëve” (1963). Kjo poezi është një shprehje profetike e asaj që do të ndodhte në Kosovë shumë vite më vonë. Poeti nëpërmjet kësaj poezie të shkruar në rininë e tij projekton dëshirën e tij për ndryshime të mëdha historike për popullin e tij. Poezia ngjan si një dëshirë për të kujtuar të tërë ata, të cilët dhanë kontributin e tyre në fatet e kombit. Poeti sikur e ka parandier që nuk do të arrijë ta shohë popullin e tij të lirë, ashtu siç ndodhi vërtet (ai vdiq në 1997). Ata që janë përpjekur dhe kanë luftuar për ardhjen e kësaj dite, gëzimi do t’i zgjojë nga gjumi i vdekjes. Ata do të festojnë me muzikë “në dasmën e kuqe”, sepse gëzimi është aq i madh sa vdekja nuk mund t’i ndalojë. Titulli sjell idenë e himnizimit të jetës, entuziazmin dhe gëzimin që vjen pasi fitohet liria. FRAGMENTKemi me u zgjue edhe na të vdekunitNë dasmën e kuqe të kësaj toke.Mos na i harroni emnat,Mos na i harroni vorret.Me duert e thyeme tonat kemi me shkrueHymnin e shekujve n’qiell.E do të kallen zamaret2 e gjakut,Do t’kallen tarabukat3 e gëzimitKemi me u zgjue edhe na të vdekunitNë dasmën e kuqe të kësaj toke.Mos na i harroni vorret,Mos na i harroni emnat...1 ditiramb - këngë për lavdinë e Dionisit, hyut të verës, këngë e cila e lartëson entuziazmin dhe admirimin për gëzimet dhe kënaqësitë jetësore, për vetë jetën, për natyrën e gjithëfuqishme. Sot në ditiramb trajtohen tema të ndryshme, por është i theksuar toni i admirimit dhe i entuziazmit, i lartësimit të gëzimit jetësor, gjithëfuqia e natyrës dhe e lumturisë.2 zamarja - një vegël frymore që përbëhet nga tri pjesë: pipëza, trupi dhe briri. Zamarja është një instrument popullor tradicional, Tingujt e saj janë mjaft të fuqishëm dhe depërtues, pak si të ashpër. Me timbër therës dhe disi hundor.3 tarabuka - një daulle qelqi në formë ore me madhësi mesatare, e bërë nga druri dhe lëkura e kafshëve. Origjina e saj është e pasigurt.232
                                
   228   229   230   231   232   233   234   235   236   237   238