Page 235 - Demo
P. 235
S T U D I M T E K S T I Kuptim dhe shpjegim teksti1. Shkreli e shkroi këtë poezi në vitin 1963. Poezia e tij është paraprijëse e asaj që do të ndodhte. Me cilin moment historik dhe cilat ngjarje e lidh lexuesi këtë poezi? 2. Thelbi i gjithë poezisë qëndron në vargjet që përsëriten. Analizoni frikën më të madhe që shfaqet në këto vargje, frikën që ka poeti dhe ata që si poeti kontribuan në ardhjen e ditës së madhe. Analizë përmes shembujve3. Në poezi flitet për dasmën e kuqe si një moment për të cilin janë përpjekur dhe kanë vdekur shumë njerëz. Analizoni këtë sintagmë dhe anën kuptimore të saj. 4. Kjo poezi ka formën: a) e moralizimit; b) e porosisë, c) e kritikës d) e ndjesës. Shpjegoni zgjedhjen tuaj.5. Analizoni epitetin metaforik: “e kuqe”. Çfarë simbolizon e kuqja dhe çfarë ndjesish të sjell prania e saj?6. Në poezi artikulohet një premtim, por edhe një lutje. Gjejini në tekst dhe analizojini ato. Reflektim dhe vlerësim dijesh 7. Titulli “Ditiramb” të çon në antikitet, atëherë kur me këtë titull emërtohej një këngë korale. Cili është elementi, në mënyrën e ndërtimit të vargjeve, që të jep ndjesinë e këngës?8. Shkreli konsiderohet “poet i mendimit”, sepse ka aftësinë të realizojë mesazhe të forta artistike nëpërmjet vargjeve. Cili është mesazhi që jep poeti nëpërmjet këtyre vargjeve? Fjala dhe përdorimi i saj14. Subjekti lirik i poezisë nuk është një zë, por janë shumë zëra që shkrihen në një kor. Pse poeti ka zgjedhur të identifikohet me një shumësi zërash që të flasin për atë që presin të vijë? 15. Analizoni elementet e metrikës në poezi: strofa, vargu, ritmi etj. 16. Çfarë figure letrare kemi në vargjet e mëposhtme?Mos na i harroni vorret,/Mos na i harroni emnatCili është funksioni i saj?17. Dy vargjet e dyta përsëriten edhe një herë tjetër me ndryshimin që vargu i dytë ndërron vendin me të parin. Mos na i harroni emnat Mos na i harroni vorret,Mos na i harroni vorret Mos na i harroni emnatA sjell ndonjë gjë të re ky ndryshim? Cila është arsyeja e këtij ndryshimi? Detyrë 1. Shkruani një ese me temë: “Poezia një vizion i së ardhmes”.233

