Page 237 - Demo
P. 237


                                    Lexim plotësuesErik Maria Remark (1888-1970), shkrimtar gjerman që me realizëm të ashpër dëshmon për ngjarjet me objektivitet. Romanet e tij, të frymëzuara nga ideale pacifiste dhe nga solidariteti njerëzor, janë një dënim i luftës dhe një analizë e hidhët e pasojave të saj. Ai mori pjesë në Luftën e Parë Botërore, nga e cila kuptoi absurditetin e të luftuarit të një “armiku” që në të vërtetë është një “njeri”. Tek Asgjë të re nga fronti i perëndimit (1929), ai analizon shkatërrimet materiale dhe shpirtërore të luftës. Titulli polemik tregon se gjërat që tregohen nuk janë fakte të jashtëzakonshme. Harku i triumfit (1947), histori dashurie gjatë pushtimit gjerman të Francës, në Luftën e Dytë Botërore. Kohë për të jetuar dhe kohë për të vdekur (1954), dashuria e një ushtari gjerman me një vajzë të vetmuar dhe të dëshpëruar çifute. Vepra të tjera janë: Një natë në Lisbonë; Obelisku i zi: Historia e një rinie të vonuar; Shkëndija e jetës; Tre shokë.Stefan Zvajg (1881-1942), poet, dramaturg, gazetar, biograf, përkthyes austriak. Në luftën e Parë Botërore mbajti qëndrim pacifist. Jetoi në Gjenevë, Salisburg, Londër për shkak të nazizmit. Përveç poezive (Korda argjendi), shkroi drama (Geremia) dhe përmbledhje me novela (Adoleshenca, Amoku, Përmbysja e shqisave). Mes tregimeve, spikat për tensionin dramatik Novela e shahut. Në biografitë e tij, ai ofron një interpretim psikologjik të Balzakut, Dikensit, Dostojevskit, Holderlinit, Kleistit, Niçes, Kazanovës, Stendalit, Tolstoi, Magelanit, Zhozef Fushesë, Frojdit etj. E përbashkëta e shkrimeve të tij është besimi në vlerat shpirtërore njerëzore. I rëndësishëm është edhe romani i tij historik Triumfi dhe tragjedia e Erazmusit të Roterdamit. Vepra e tij dëshmon perëndimin e Perandorisë Austro-hungareze dhe të botës së Evropës së vjetër, të cilën ai e sjell në librin autobiografik Bota e djeshme: kujtime të një evropiani (1944).Luixhi Pirandelo (1867-1936), poet, eseist, novelist, romancier, dramaturg italian i nderuar në vitin 1934 me çmimin Nobel për Letërsinë. Me humorizmin e hidhur dhe të trishtuar, ai është interpretues i krizës së identitetit dhe i vlerave të njeriut. Temat e veprave të tij janë vetmia, moskomunikimi, tjetërsimi, kushtëzimi social, “maska”, çmenduria etj. Për Pirandelon, realiteti është shumëplanësh dhe i pakapshëm, aq sa secili mund ta interpretojë sipas mënyrës së tij. Njeriu nuk njeh as veten e tij, sepse e kupton që të tjerët kanë për të një vizion të ndryshëm nga i tiji dhe, në këtë mënyrë, ai ndihet qindra mijëra persona. Mirëpo, në mënyrë që të ketë një rol në shoqërinë ku ai jeton, duhet të fshihet nën një maskë, d.m.th. të mbajë një qëndrim të panatyrshëm, gjë që e bën të ndihet askush. Kryeveprat e tij janë: romani I ndjeri Matia Paskal, etj., dramat Kështu është (nëse e mendoni ju), Henri IV, Gjashtë personazhe kërkojnë autor etj.Dramaturgu gjerman Bertolt Breht (1898-1956) eksperimentoi shkëputjen e çdo lidhjeje identifikuese mes aktorit dhe publikut. Konceptimi i tij për teatrin bazohej në premisa ideologjike dhe në vetëdijen që procesi i industrializimit kushtëzon botën e spektaklit dhe e kthen njeriun në anonim, aksesor të makinës. Ai krijoi vepra dramatike politike me përmbajtje civile që të shërbenin edhe si mjet për transformimin e njeriut: Një njeri është një njeri, Në xhunglën e qytetit, Shën Xhovana e thertoreve, Nëna kurajë dhe fëmijët e saj; Arturo Ui etj. Te Jeta e Galileos, ai trajtoi problemin e rebelimit dhe të vetmisë së shkencëtarit. 235
                                
   231   232   233   234   235   236   237   238   239   240   241