Page 238 - Demo
P. 238
Lexim plotësuesDramaturgu rumun Eugjen Jonesko (1912-1994) trajtoi temën e frikës nga shoqëria në fuqi, të realitetit të paqëndrueshëm, të ankthit të provokuar nga gjuha dhe nga sjelljet që duhet të jenë “normale”, por që janë të pakuptueshme dhe arbitrare. Arti i tij abstrakt kërkon të realizojë një situatë të menduar dhe nuk rikrijon një situatë reale. Vepra të tij janë: antikomedia Këngëtarja tullace(parodi e bisedave të zakonshme dhe e gjuhës mikroborgjeze), Rinoceronti, Mbreti vdiq etj. Samuel Beket (1906-1989), autor irlandez i dramës Duke pritur Godonë (të shkruar në frëngjisht). Struktura teatrale është e thjeshtë: skena është e zhveshur, personazhet lëvizin me ngathtësi, duke treguar me fjalë dhe me gjeste absurditetin e jetës. Është një parodi e dramës tradicionale, e cila u etiketua nga kritika “teatër i absurdit” për shkak të palëvizshmërisë së pakuptimtë. Drama krijon habi jo aq për kuptimin e emrit Godo [Zot (God)] apo personazhit balzakian Godo, sesa për mjedisin, mungesën e kohës dhe të historisë ku zhvillohen biseda mes dy personazheve që presin të tretin, i cili nuk vjen. Edhe dramat e tjera: Fundi i ndeshjes dhe Ditë të lumtura janë parodi të dramës tradicionale. Luixhi Pirandelo, Gjashtë personazhe kërkojnë autor236

