Page 239 - Demo
P. 239


                                    Lexim plotësues“Para ligjit” Para ligjit qëndron një rojtar. Te ky rojtar vjen një fshatar dhe i lutet që të hyjë te ligji. Por rojtari i thotë se nuk mund ta lejojë të hyjë tani. Fshatari mendohet një çast, pastaj pyet nëse do t’i lejohet të hyjë më vonë. “Mundet, ˗ thotë rojtari, ˗ por jo tani.” Meqë porta për te ligji rri si gjithmonë e hapur dhe rojtari bën mënjanë, tjetri përkulet për të parë brenda përmes portës. Kur e vë re këtë gjë, rojtari buzëqesh dhe thotë: “Meqë po të josh kaq shumë, provoje njëherë të hysh, megjithëse unë të ndaloj. Vetëm ki parasysh: unë jam i fuqishëm. Dhe unë jam veç rojtar i shkallës më të ulët. Sepse nga njëra sallë në tjetrën ndodhen rojtarë që janë njëri më i fuqishëm se tjetri. Jo më të tjerë, por edhe unë nuk mund ta duroj as pamjen e të tretit.” Fshatari nuk i kishte pritur këto vështirësi; ligji duhet të jetë i hapur gjithmonë e për të gjithë, mendon ai, po kur e vështron tani më me kujdes rojtarin me qyrkun e tij, hundën e madhe me majuc, mjekrën e gjatë, të hollë e të zezë prej tartari, ai vendos më mirë që të presë, derisa t’i japin lejë të hyjë. Rojtari i jep një fron të vogël dhe e lë të ulet anash para portës. Aty rri ulur ai përditë e për vite të tëra. Bën shumë orvatje që ta lënë të hyjë, e lodh rojtarin me lutjet e tij. Rojtari herë pas here e merr në pyetje, e pyet për vendin e tij e për shumë të tjera, por ato janë pyetje indiferente, siç i bëjnë zotërinjtë e mëdhenj, e në fund i thotë po një gjë, se nuk mund ta lejojë të hyjë. Fshatari që ka marrë gjithfarë gjërash për udhëtimin e tij, i harxhon ato të tëra, edhe ato më të vyerat, për ta korruptuar rojtarin. Ky vërtet i pranon, por edhe i thotë: “Po i pranoj vetëm që mos të të ngelë peng ndonjë gjë.” Në ato vite të shumta fshatari e vështron rojtarin thuajse pa ndërprerje. Ai i harron rojtarët e tjerë e veç ky i pari i duket e vetmja pengesë për të hyrë te ligji. Mallkon rastësinë fatkeqe, gjatë viteve të para pa druajtje e me zë të lartë, por më vonë, teksa plaket, vetëm sa hungëron me vete. Bëhet si fëmijë e ngaqë, duke e vrojtuar rojtarin në gjithë këto vite, i ka vënë re edhe pleshtat në jakën prej gëzofi, fillon e u lutet pleshtave që t’ia ndërrojnë mendjen rojtarit. Tekefundit i dobësohet drita e syve dhe nuk di nëse vërtet po i erret tani rreth e përqark apo nëse janë sytë e tij që e gënjejnë. Mirëpo në këtë errësirë dallon befas një vezullim që shpërthen i pashuar nga porta e ligjit. Tani nuk i ka mbetur shumë për të jetuar. Përpara se të vdesë vijnë e i mblidhen në kokë përvojat e gjithë kësaj kohe, në një pyetje të vetme, të cilën deri më tani ende nuk ia ka bërë rojtarit. I bën shenjë me dorë atij, pasi nuk mundet ta drejtojë dot më trupin e vet në ngërç. Rojtarit i duhet të përkulet fort ngaqë dallimi në lartësi ka ndryshuar shumë në dëm të fshatarit. “Ç’kërkon të marrësh vesh tani? - pyet rojtari, - paske qenë i pangopur.” “Si ka mundësi, të gjithë lakmojnë të hyjnë te ligji, - i thotë fshatari, - mirëpo në gjithë këto vite askush nuk ka kërkuar të hyjë këtu përveç meje.” Rojtari e kupton se tjetrit i ka ardhur fundi e për të arritur zëri deri te veshi i tij, i ulëret: “Po këtu nuk mund të hynte askush tjetër, pasi kjo hyrje ishte e caktuar vetëm për ty. Tani po shkoj që ta mbyll.”Franc Kafka, Vepra e plotë në prozën e shkurtër, Para ligjit, shqip nga Ardian Klosi, Fjala 2016, fq. 183-184Letër babaitKonflikti me babanë është njëra nga temat kryesore të prozës së shek. XX. Figura prepotente, agresive, e sigurt në vetvete e babait ka një funksion poshtërues për birin: paaftësia e këtij të fundit lind nga dhuna e babait dhe nga pamundësia për ta pasur si model atë. Te “Letër babait”, Kafka shpjegon arsyet e dështimeve të tij për t’u martuar dhe ndikimin psikologjik negativ të ushtruar nga prindi. I vetmi terren që Kafka e sheh si të tijin, meqë është i padepërtueshëm për babanë, është shkrimi letrar, i jetuar si kompensim dhe shpërblim sekret. Në çdo fushë tjetër ai shtypet nga personaliteti atëror. Shumë i dashuri baba, tani së voni më pyete përse them se kam frikë prej teje. [...]Unë kam qenë fëmijë i frikur, megjithatë isha pa dyshim edhe arrakat, siç janë fëmijët, patjetër që edhe mamaja më ka llastuar, por nuk besoj se kam qenë fëmijë që nuk mund të drejtohej, nuk mund 237
                                
   233   234   235   236   237   238   239   240   241   242   243